Sport

Kualifikueset e botërorit 2026/ Sylvinho: Me Anglinë ishim aty, nëse na linim e barazonim dhe fitonim! Me Andorrën do jetë ndryshe, kemi nisur një rrugë ku s'duhet të gabojmë

23 Mars, 17:16| Përditesimi: 24 Mars, 07:54

  • Share

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvinho, ka dalë sot para gazetarëve për konferencën e zakonshme për mediat në prag të sfidës ndaj Andorrës, e dyta në kualifikueset e Botërorit 2026.

Shqipëria vjen në këtë ndeshje të dytë duke ditur se i duhet vetëm fitorja, pas një starti me humbje përballë Anglisë më 21 mars.

"Në fillim ngushëllimet e mia për gazetarin Siamir Demi, keqardhje. Nga ana jonë një përqafim të gjithë familjarëve të tij. Futbolli është i vështirë për të gjithë. E lëmë pas të kaluarën, mësohet dhe riniset. Rinisja jonë nuk ka qenë shumë e thjeshtë në “Uembli”, me një trajner të mirë, skuadër me futbollistë të mirë. Lojë fizike, ritëm.

Kombëtare që ka bërë dy finale në Europianët e fundit, kemi parë lojtarë të rëndësishëm, shumë të fortë, Premier Liga ka hap të jashtëzakonshëm. Por nuk ishte humbje e sigurt, ishim aty, nëse na linin barazonim e fitonim. Ishim në garë deri te goli i dytë, aty pastaj mbaroi, nëse nuk e përgatit mirë, këto njerëz të vrasin, të bëjnë 4-5 gola.

Kur shkon të luash ndaj Spanjës, në 45 minuta të japin leksion futbolli, të fusin 5-6 të çojë në shtëpi. Unë jam krenar, se ne ishim në lojë deri në fund, te goli i dytë. Nesër të rinisemi, nesër kemi një rrugë ku nuk duhet e nuk mund të gabojmë, një ndeshje shumë e vështirë. I kam parë ndaj Letonisë, një goditje standarde ndërroi ndeshjen. Ne duhet të gjejmë hapësira që nuk janë, nuk është e thjeshtë, të gjejmë hapësirë për të luajtur, shënuar, të gjejmë sa më shumë. Sot kemi një stërvitje taktike për të gjetur këtë hapësirë.

Zgjedhjet janë të marrim më të mirën. Në “Uembli” mbroheshim poshtë me rinisje, Uzuni në fazën mbrojtëse na ka ndihmuar shumë, ka shpenzuar energji, kilometra. Tani duhet përdorur diçka ndryshe. Tani mund të mendojmë nesër për ndryshim, se është strategji loje e ndryshme. Anglia është diçka e në shtëpi është diçka tjetër”, tha trajneri për gazetarët.

Teksa u pyet nga një gazetar se si janë lojtarët pas ndeshjes me Anglinë trajneri i Shqipërisë u përgjigj se Aliji e Balliu kanë harxhuar shumë energji, por deri tani janë mjaft mirë, teksa theksoi se vlerësimi i lojëatrëve do të bëhet nesër pas dreke.

"Aliji e Balliu kanë bërë si të gjithë të tjerët një ndeshje të rëndësishme në “Uembli” , kanë shpenzuar shumë energji, do të vlerësojmë të gjithë nesër. Me sa kam parë, janë në gjendje, kanë rikuperuar mirë, nesër do të vendosim. Sa i përket sulmit, duhet të shohim, ka mundësi për çdo gjë. Për të bërë ndryshime, 2-3 sulmues. Kemi 3 emra, të shohim. Nesër pas drekës do të diskutojmë me lojtarët, doktorin, e pastaj vendosim. Por është një mundësi e madhe të ndryshojmë", tha ai në konferencën për shtyp.

Ora 19:55
Ende shumë pa u shitur, FSHF pikë fizike për biletat e ndeshjes Shqipëri-Andora

Si shumë rrallherë në vitet e fundit biletat për ndeshjen e Kombëtares kundër Andorës do të shiten edhe fizikisht. Federata ka bërë me dije, se për ndeshjen e 24 marsit, të interesuarit mund të blejnë bileta fizike pranë pikës së shitjes që ndodhet në hyrje të tribunës kryesore të stadiumit “Arena Kombëtare”.

Njëkohësisht, biletat për këtë ndeshje do të vazhdojnë të shiten edhe online. Kjo qasje e re vjen për faktin, se që prej kualifikueseve të Evropianit stadiumi ka qenë i tejmbushur para ndeshjeve. Për sfidën me Andorën janë shitur rreth 15 mijë bileta dhe janë ende të disponueshme 7 mijë prej tyre. FSHF kërkon që me shitjen fizike të ezaurohet stadiumi, që kundër Andorës nuk duket aq atraktiv sa në ndeshjet e kaluara.

Shqipëri-Andorë vlen për kualifikueset e Botërorit. Ndeshja e dytë në grup për të besuarit e Sylvinhos.

Ora 17:46
Në prag të ndeshjes me Andorrën, Gjimshiti: Nesër ne jemi favoritë, në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta

1742744981_beratgjimshiti.jpg

Foto:Berat Gjimshiti në konferencën e sotme për shtyp

Në prag të ndeshjes Shqipëri-Andorra kapiteni i kombëtares Berat Gjimshiti tha në konferencën për shtyp se sfida e nesërme do të jetë ndryshe nga ajo me Anglinë, teksa shtoi se në futboll nuk ka ndeshje të lehta.

“Unë për vete jo, edhe atë lojë e konsideroj si mundësi, ne si ekip nuk e mendojmë ashtu. Ishte mundësi për ne, Anglia është ekip botëror, luan për të fituar tituj. Nesër do të jetë një ndeshje tjetër, e vështirë dhe të jenë të përqendruar, por në futbollin e sotëm nuk ka ndeshje të lehta. 

Unë besoj që ata kanë një përparësi që kanë një trajner prej shumë vitesh, një ekip që luan shumë vite bashkë. Besoj që vështirësia do të jetë në nivelin fizik, se janë shumë të përgatitur dhe rrinë shumë poshtë si mbrojtje dhe duhet të jemi ne ata që duhet t’i vendosim në vështirësi, që t’i vendosim në duele individuale për shokët tanë, që të krijojnë hapësira për shokët, ajo do të jetë pika kyçe", tha Gjimshiti.

Më tej Gjimshiti tha se çdo ndeshje ka presionin e saj dhe ky presion duhet të përballohet 100%.

"Njëlloj do jetë se në çdo ndeshje ke presion, është ndryshe nga sa mund të jetë me Anglinë, se nesër ne jemi favoritë. Duhet të përballohemi me këtë presion, se në letër është e thjeshtë. Kam qenë edhe unë në atë barazim 2-2, në dy raste në kundërsulm na kanë shënuar dy gola. 

I dimë vështirësitë, por do të jemi gati. Kombëtarja është ndryshe, se nuk je me atë që luan gjithë ditën, dhe nuk e di lëvizjet që bën shoku jot afër teje. Është psikologjike kundër Anglisë të fusin poshtë dhe kjo është që na mungoi. Është shumë e vështirë. 

Ndodh shpesh edhe nëpër klube që përballesh me dinamika të ndryshme. Është e vështirë, por besoj se janë të gjithë profesionistë, lojtarët me eksperiencë i japin dorë të rinjve ose që kanë pak ndeshje me Kombëtare.

Nesër do të jetë një lojë ndryshe dhe përballimi me presionin duhet të jetë 100% se mund të pësosh me këto kombëtare të dobëta dhe bën edhe më shumë dëm nëse ndodh diçka negative", deklaroi ai.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, a i besoni premtimet e partive?