'Kubi Francez'/ Çelet destinacioni më i ri kulturor, edukativ dhe teknologjik tek Piramida

14 Maj, 08:17| Përditesimi: 14 Maj, 17:08

  • Share

Përmes një postimi në facebook, kryeministri Edi Rama ka ndarë disa momente nga inagurimi i një destinacioni të ri kulturor, edukativ dhe teknologjik në majën e Piramidës në Tiranë.

Bëhet fjalë për Kubin francez, i cili u çel me pjesëmarrjen e kryeministrit, ambasadores së Francës, Chaterine Suard, të dërguarit me punë të SHBA, David Wisner, kryebashkiakut Veliaj dhe ministrave të tjerë të kabinetit qeveritar.

Hapja e këtij destinacioni të ri për të rinjtë dhe jo vetëm është në kuadër të Javës Ndërkombëtare Kulturore Franceze në vendin tonë, siç është bërë traditë tashmë prej 3 vjetësh.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?