Ardit Çela

Politikë

'Kuçova, zonë e lirë ekonomike', Ardit Çela takim në qarkun e Beratit: Programi i LSI-së ofron një qasje tjetër ndaj biznesit dhe investimeve të huaja në zonë

4 Prill 2021, 14:40| Përditesimi: 4 Prill 2021, 14:45

  • Share

Drejtuesi politik i LSI-së në Qarkun e Beratit, Ardit Çela, në tryezën e organizuar nga LSI, me temë: ‘Kuçova, zonë e lirë ekonomike’, nënvizoi se është e nevojshme që të jenë agresivë me instrumente ekonomikë e financiarë për të materializuar konkretisht koncepte dhe modele të suksesshme ekonomike.

Çela tha se programi ekonomik i LSI-së përfshin ndër të tjera edhe krijimin e zonave të lira ekonomike, të cilat janë zona të caktuara brenda territorit doganor, në të cilat shoqëritë përfitojnë lehtësi nga taksat, subvencione për investimet, trajtime doganore preferenciale dhe procedura të thjeshtuara administrative.

Sakaq më tej Çela shtoi se LSI do të bëjë të mundur realizimin e një zone të lirë ekonomike pikërisht në Kuçovë.

‘Është e nevojshme që të jemi agresivë me instrumente ekonomikë e financiarë për të materializuar konkretisht koncepte dhe modele të suksesshme ekonomike, për të pasur një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik, duke rritur mirëqenien e qytetarëve tanë.

Programi ekonomik i LSI përfshin ndër të tjera edhe krijimin e zonave të lira ekonomike, të cilat janë zona të caktuara brenda territorit doganor, në të cilat shoqëritë përfitojnë lehtësi nga taksat, subvencione për investimet, trajtime doganore preferenciale dhe procedura të thjeshtuara administrative.

LSI e ka një vizion për Kuçovën dhe për Qarkun e Beratit. LSI do të bëjë të mundur realizimin e një zone të lirë ekonomike pikërisht në Kuçovë. Ne kemi zgjedhur Kuçovën pasi është një qytet shumë afër Portit të Durrësit dhe Tiranës, një qytet ku kemi një bazë të NATO-s, që e bën edhe më të sigurt për investitorët e huaj. Një qytet me papunësi të madhe, ku të rinjtë nuk e shohin më të ardhmen në këtë qytet dhe pa një ndërhyrje të kësaj natyre, Kuçova do të shuhet dita – ditës.

Ne kemi ndjekur modelin e investimeve në zonat e lira në vendet fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia dhe jemi të bindur se me një vëmendje serioze që do të dalë pas zgjedhjeve të 25 prillit, ky model do të japë rezultatet e pritshme edhe tek ne.

Implementimi i zonave të lira në rajon ka sjellë investime të huaja direkte deri në 2.5 miliard euro. Ka sjellë investimet me mbi 400 kompani të huaja. Janë hapur mbi 40 mijë vende të reja pune.

Nga krijimi i zonës së lirë ekonomike në Kuçovë pritet që brenda tre viteve nga fillimi i aktivitetit të kemi një rritje të ndjeshme të investimeve të huaja dhe punësimin e rreth 2 mijë personave, duke zgjidhur kështu njëherë e përgjithmonë problemin e papunësisë dhe rrogave të ulëta në Kuçovë, në Perondi, në Kozarë, në Lumas dhe në të gjithë Qarkun e Beratit.

Investitorët e huaj që do ta vijnë në Shqipëri do të asistohen dhe ndiqen nga Agjencia Kombëtare për Menaxhimin e Zonave të Lira. Kjo agjenci do të krijojë lidhjet e shpejta dhe të drejtpërdrejta me investitorët e huaj, zyrave të punësimit, enteve shtetërore dhe shkollave profesionale.

Në Kuçovë parashikohet edhe rivitalizimi i Teknikumit, hapja e një akademie profesionale, që do të përgatisë profesionistë të nevojshëm për të punuar në këto zona, kryesisht në sektorët e Mekanikës, Mekatronikës, Teknologjisë së Informacionit dhe Përpunimit të Hidrokarbureve.

Ky vizion i zhvillimit ekonomik dhe social të zonës, përveç punësimit, do të sjellë orientimin e të rinjve drejt tregut të punës si dhe do të frenojë fenomenin e shpopullimit të vendit.

Dhe në fund të fjalës sime, më lejoni të theksoj se, ky vizion i Lëvizjes Socialiste për Integrim nuk është thejsht dhe vetëm një zotim në letër, por është një angazhim real qeverisës që do ta kthejë Kucovën dhe Qarkun e Beratit në qendër të zhvillimit ekonomik dhe social.’- tha Çela.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dukagjini: 04/04/2021 20:08

    Hajde mashtrues kandidati,hajde.Qenka 1,per mashtrim,ja fuska te gjitheve.

    Përgjigju
  • robi: 04/04/2021 18:38

    Po per vjedhjen tek posta shqiptare kur ishe drejtor a do na thuash ndonje fjale o Vojo Bregsi i leshelise, o Miranda Rirsi i lesheitlikes

    Përgjigju
  • Jani: 04/04/2021 18:22

    Ore kerrmat e lsi, po 8 vjet ne pushtet cfare bete ju? 4 me pd e 4 me ps sju ra ne mend te mbillnit as nje peme, kurse tani na prrallisni budallalleqe me oke. Yyy kerrma pocaqi parti me palo palaco njerez hajdute

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?