Aksidenti i ndodhur dje në Kuçovë

Kuçovë/ Aksidentoi për vdekje çiftin e bashkëshortëve të moshuar, arrestohet shoferi nga Elbasani! U plagos dhe vajza e çiftit

25 Shtator, 12:19| Përditesimi: 25 Shtator, 12:27

  • Share

Berat- Policia e Kuçovës njoftoi sot se ka arrestuar shoferin e dyshuar të aksidentit tragjik të mëngjesit të djeshëm (24 Shtator), ku humbën jetën një çift bashkëshortësh dhe u plagos vajza e tyre.

Burime zyrtare konfirmuan se pas ngjarjes së ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e drejtë e Kuçovës”, Sektori i Qarkullimit Rrugor ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Artur Kërçuku, 50 vjeç, banues në Elbasan.

“Automjeti që drejtonte, është përplasur me mjetin bujqësor (frezë dore), me të cilin lëviznin viktimat dhe vajza e tyre”, sqaroi policia vendore.

Shoferi ishte shoqëruar menjëherë pas aksidentit, kurse sot (25 Shtator), u bë edhe arrestimi i tij, për shkelje të rregullave të qarkullimit, me pasojë vdekjen.

Aksidenti ndodhi rreth orës 06:00 të mëngjesit, kurse viktima mbetën Ahmet Kafazi, 81-vjeç, bashkëshortja e tij Selushe Kafazi, 77-vjeçe dhe u plagos vajza e tyre, Feruze Barushi, 58 vjeçe, e cila ndodhet në spital, pa rrezik jete.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?