Kuçovë/ Arrestohet 62-vjeçari pasi mbolli 380 fidanë kanabisi në gota plastike, vihet nën hetim kryeplaku i fshatit (VIDEO)

17 Qershor 2020, 12:36| Përditesimi: 17 Qershor 2020, 15:08

  • Share

BERAT- Arrestohet një person për  kultivim të kanabisit dhe vihet nën hetim kryeplaku i fshatit Goraj në Kuçovë.

Në operacionin anti-drogë të quajtur "Goraj", bazuar nga informacionet e qytetarëve u arrestua për veprën penale "Kultivimi i bimëve narkotike", H .Q., 62 vjeç, lindur dhe banues në Sheqëz, të Lumasit.

Gjithashtu u vu nën hetim për shpërdorim detyre,  kryeplaku i fshatit Goraj, shtetasi R. D., pasi gjatë ushtrimit të detyrës nuk ka kontrolluar territorin për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të ushtruar me këmbë, shërbimet e Policisë gjetën të kultivuar 380 fidanë të vegjël në gota plastike e disa të tjera të mbjella në tokë. Sipas policisë, Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?