KUÇOVË – Një 55-vjeçar është aksidentuar për vdekje ditën e sotme, rreth orës 16:45, në fshatin Perondi.
55-vjeçari i identifikuar me inicialet R.K. teksa drejtonte zetorin ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 16:45, në rrugën rurale të fshatit Perondi, Kuçovë, mjeti buqësor zetor që drejtohej nga shtetasi R. K., 55 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë e daljes nga rruga, drejtuesi i mjetit, shtetasi R. K, ka humbur jetën”,-njofton policia.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të daljes nga rruga
Komento