Kuçovë- Një 34-vjeçar i shpallur në kërkim tre ditë më parë për kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Mendrak, në vitin 2021.
Ervin Muça dyshohet se ka bashkëpunuar me Shaqir Helmin i cili u arrestua para 3 ditësh (13 prill) dhe një tjetër i cili është ende në kërkim.
“Pas hetimeve të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Beratit, dhe si rezultat i kontrolleve të mbështetura te inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin E. M., 34 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas, dyshohet se në bashkëpunim me shtetasit Sh. H. (vënë në pranga më datë 13.05.2025) dhe B. Ll. (aktualisht në kërkim), ka kultivuar në vitin 2021, bimë narkotike Cannabis Sativa, në fshatin Mendrak. Vijon puna për kapjen e shtetasit B. Ll”, informoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
Komente
