Kutitë me kapsolla të sekuestruara nga policia

Kronikë

Kuçovë/ Shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj, nën hetim 52 vjeçarja

27 Dhjetor, 12:18| Përditesimi: 27 Dhjetor, 12:20

  • Share

Kuçovë-Një 52 vjeçare nga Kuçova do të hetohet në gjendje të lirë pasi shiste ilegalisht kapsolla në dyqanin e saj në lagjen “1 Maji”.

Blutë sekuestruan kutitë me lëndë piroteknike që u gjetën në dyqan.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kuçovë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen F. S., 52 vjeçe, për veprat penale “Ruajtja ose depozitimi i mallrave kontrabandë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e rregullave mbi lëndët plasëse dhe djegëse”, informoi sot policia .

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 28/12/2024 01:24

    E pse te duket kulm lajmi per kapsolla?! Si duket juve aty u eshte trashur lekura e u kane shkuar veshet jashte perdorimit nga zhurma e tmerrshme e kapsollave.E po kapsollat nuk jane fishekzjarre,zhurma e te cilave durohet.Zhurmat e forta dhe te mprehta te kapsollave shkaterrojne degjimin,nervat,shkaktojne probleme per ata qe vuajne nga zemra e tensioni,per te mos folur per ndonje gjymtim e verbim te rastit.Jeni ndoshta vendi i vetem qe i perdor. Prandaj problemi i kapsollave duhet te perbeje lajm,por do te ishte lajm akoma me i rendesishem ,ashpersimi i denimit per ata qe i shesin e ata qe i perdorin.

    Përgjigju
  • VKSHTETI: 27/12/2024 12:31

    Lajm per kapsolla KULMIIII

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?