Pamje nga vendngjarja

Kronikë

Kuçovë/ U rrëzua nga shtylla elektrike teksa po punonte, elektriçisti dërgohet në spital

1 Prill, 16:17| Përditesimi: 1 Prill, 16:52

  • Share

Kuçovë- Një elektriçist ka rënë nga shtylla elektrike sot nën stacionin elektrik në qytetin e Kuçovës, teksa ishte duke punuar.

Mësohet se elektriçisti Viktor Koraqe, ka rënë nga shtylla, pasi i është liruar litari me të cilin ishte lidhur për të punuar. 58-vjeçari është transportuar drejt Spitali Rajonal Berat, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

‘Kuçovë/ Rreth orës 15:00, tek nënstacioni elektrik në Kuçovë, dyshohet se aksidentalisht, duke punuar, është rrëzuar nga shtylla elektriçisti shtetasi Viktor Koraqe, 58 vjeç, i cili është transportuar në spital, ku po merr mjekim', njoftoi sot policia.

Në lidhje me ngjarjen ka folur për Report Tv edhe roja private e nën stacionit, i cili i ka dhënë ndihmën e parë pas rënies dhe ka njoftuar policinë.

'Ai ishte duke punuar në këtë shtyllë dhe u shkëput kambaleci dhe ra në tokë. Pastaj thirrëm ambulancën dhe policinë. Ishte duke rregulluar një defekt elektrikë se nuk kishte zona drita' , tha ai. 

Burimet spitalore bëjnë me dije se elektriçisti ka pësuar shembje në trup, ndërsa gjendja e tij është e mirë. Në vendngjarje kanë shkuar efektivë të policisë që po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?