Ramush Haradinaj

Kosova & Rajoni
Top 24

Kufijtë, Haradiaj tregon rezolutën: Kufijtë e Kosovës nuk negociohen!

6 Tetor 2018, 21:44| Përditesimi: 6 Tetor 2018, 21:47

  • Share

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me anë të një statusi në Facebook ka dhënë detaje për Rezolutën e Qeverisë për dialogun me Serbinë.

Në postimin e tij, Haradinaj ka përsëritur se edhe në rezolutë thuhet që kufijtë e Kosovës mbetin të pandryshueshëm dhe të panegociushëm, transmeton Indeksonline.

Kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve.

Ramush Haradinaj, kryeministër

Postimi i Haradinaj:

Në pikën një dhe pikën gjashtë të Rezolutës së Qeverisë, të dakorduar sot me kryetarët e partive të koalicionit qeveritar, është definuar qartë se kufijtë e Republikës së Kosovës, shtet i pavarur, Sovran, demokratik, unik dhe i pandashëm, janë të pacenueshme dhe të panegociueshme dhe se Kuvendi i Republikës së Kosovës, si autoritet suprem, me votat e 2/3 e të gjithë deputetëve, do të Ratifikojë Marrëveshjen Ligjërisht Obligative në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?