Kufiri detar/Dendias: Zgjerimi me 12 milje, e drejtë eskluzive, nuk kushtëzohet nga pale të treta

19 Shtator 2020, 14:21| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 14:23

  • Share

Pas debatit të madh që krijoi deklarata e Athinës zyrtare për zgjerim me 12 milje në ujërat territoriale me Shqipërinë, ka ardhur sërish një reagim nga Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias.

Ai u shpreh sot se ‘Pas dy marrëveshjeve me Italinë dhe Egjiptin, ka ardhur momenti i duhur që Greqia të ndërmarrë hapa të mëtejshëm për shtrirjen e ujërave territoriale të Greqisë në 12 milje, fillimisht në detin Jon, si dhe në vijim do kryhen përgatitjet për zgjerimin në zonat e tjera’.

Sipas tij, Greqia do të ushtrojë një të drejtë ekskluzive e të njohur për të gjitha vendet nga e Drejta Ndërkombëtare për Detin dhe që nuk i nënshtrohet asnjë kufizimi ose miratimi nga palë të treta.

Sot, ai ka pasur edhe nje bisede me Sekretarin e Pergjithshem te NATO-se, per sa i takon situates jo te lehte me Turqine.

“Greqia është e hapur për ndërhyrje të tretë, siç është trajtimi i ZEE me Turqinë në Gjykatën e Lartë kompetente të Hagës, por për të arritur aty duhet ta miratojë edhe Turqia”- ka thene ai.

Sipas tij, qëndrimi i deritanishëm i palës turke tregon se është kundër ndërhyrjeve të treta për zgjidhjen e konfliktit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?