Foto ilustruese

Sociale

Kufizime në furnizimin me ujë në disa zona të Tiranës, UKT: Defekt në rrjet, po punohet në terren

21 Gusht, 16:11| Përditesimi: 21 Gusht, 16:16

  • Share

Ujësjellës-Kanalizime Tiranë ka njoftuar se, për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet, do të ketë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm në disa zona të kryeqytetit.

Zonat e prekura nga defekti në stacionin e pompimit: Kombinat, Prush, Sharrë.

Ndërsa, zonat e prekura nga defekti në linjën kryesore në depot qendrore të ujësjellësit mbi Qytetin Studenti: Rruga e Elbasanit, “3 Vëllezërit Kondi”, Zona e Sanatoriumit, Kodra e Diellit, Liqeni i Thatë, Sauku i Ri, Sauku i Vjetër

Punonjësit e UKT janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defekteve dhe rikthimin sa më shpejt të furnizimit normal me ujë.

 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Agjencitë e Entet Rregullatore do kalojnë në varësi të Ministrive, si iu duket?