Kryeministri Edi Rama bëri sot me dije se mund të ketë një zgjerim të fashës orare gjatë muajit të Ramazanit, që fillon më 13 prill.
Ai tha se i ka bërë një kërkesë Komitetit Teknik të ekspertëve për zgjerimin e fashës së orarit deri në orën 22:00, por shtoi se do të kërkohet shumë kujdes në mënyrë që “mos sabotojmë veten”.
“Sot akoma ka njerëz që ankohen pse nuk shtyhet ora policore dhe pse është deri në orën 20:00 një gjë është pak por është e sigurt vaksinimi duhet të shoqërohet me distancim ndaj reagoj ndaj dasmave të infektimit të opozitës pasi çdo orë që fitojmë zot do na vlejë shumë nesër. Me vaksinimin e mësuesve është bërë një hap i rëndësishëm para. Fillon Ramazani dhe një pjesë e ritualit të Ramazanit e dimë që ka një ritual që është në orën 22:00. Ministri turk po më thoshte se për shkak të Ramazanit mund të kishte një shtrëngim, ndërsa unë kam bërë një gjë ndryshe mendoj se mund të kemi një lëshim. I kam kërkuar që ta konsiderojnë mundësinë që për shkak të ramazanit ne ti japim besimtarëve një frymëmarrje dhe nga kjo do të përfitojnë edhe qytetarët e tjerë, por duhet të jemi të kujdesshëm dhe nuk duhet që ta sabotojmë veten. Sezoni turistik do të jetë i lehtësuar”, tha Rama.
Ndërkohë, ditën e djeshme, Komiteti Teknik i Ekspertëve la në fuqi të njëjtat masa anti-COVID që kanë qenë më parë të paktën edhe për dy javë të tjera. Pjesë e masave është ndalimi i grumbullimeve të më shumë se 10 personave, universitetet dhe gjimnazet online (me përjashtim të maturantëve)dhe ndalimi i qarkullimit të lëvizjes për qytetarët nga ora 20:00 e mbrëmjes – 6:00 të mëngjesit.
Lajmi kryesor:
Rama: Puna në Rinas rinisi me kontrollorët turq, nesër vjen edhe grupi nga Greqia! Një pjesë e kontrollorëve tanë janë rikthyer në punë
//ReportTv.al