Masat e reja anti-COVID, Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për kufizimin e lëvizjes

9 Shkurt 2021, 20:51| Përditesimi: 9 Shkurt 2021, 22:59

  • Share

Burime për Report Tv bëjnë me dije se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar orën 20:00 për kufizimin e lëvizjes, orar i cili pritet të konfirmohet ditën e nesërme në mbledhjen që është paralajmëruar të zhvillohet lidhur me masat e reja shtrënguese.

Lidhur me këtë vendim edhe shoqatës së bareve e restoranteve, iu është dhënë një njoftim verbal që nga nesër te mbyllen në orën 20:00. Por, nga ana tjetër zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli, e pyetur mbi këtë propozin në emisionin "Repolitix" në Report TV nuk e ka pohuar lajmin por as nuk e ka mohuar, duke thënë se vendimi do të merret nesër në mbledhje.

Këto masa të reja vijnë në një kohë që kemi rritje të shfirave me COVID, të cilat sot kanë shënuar rekordin më të lartë që nga fillimi i pandemisë. Nga 4562 testime, 1239 persona kanë rezultuar të infektuar me COVID dhe 16 pacientë kanë ndërruar jetë në 24 orët e fundit në vendin tonë, ishte ky bilanci i raportuar nga Ministria e Shëndetësisë sot. Ndërkaq Qendra e Urgjencës Kombëtare Mjekësore tha se ka një rritje të numrit të të infektuarve në moshat e 15-24 dhe 25-35 vjeç, ndërsa ministria ka apeluar vazhdimisht qytetarët të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të respektojnë masat anti-COVID.

Ndryshimi i fashës orare të lëvizjes u paralajmërua edhe nga kryeministri Edi Rama i cili tha se do të ketë shtrëngim të masave. Në një kohë kur rastet ditore prej më se një jave janë rreth 1000, Rama tha se do të ketë përshkallëzim të masave, të cilat priten të konfirmohen nesër nga mbledhja e ekspertëve të shëndetësisë.

Më herët edhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë me dije se ka dyshime që variantet e reja të COVID kanë mbërritur në Shqipëri dhe për këtë ka dhënë disa argumente se si ka lindur ky dyshim. Këto variante të reja dyshohet se mund të kenë prekur kryesisht të rinjtë, sqaroi Manastirliu, teksa shtoi se mostrat janë dërguar në Berlin për të pasur një konfirmim ose jo të këtij dyshimi. 

Ora 21:18
Kufizimi i orarit të lëvizjes në 20:00, Rakacolli s'e mohon: E vendosim nesër në mbledhje! Jakaj: Vendimi merret nga komiteti i partisë (VIDEO)

Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli gjatë emisionit "Repolitix" në Report TV nuk e ka pohuar por as nuk e ka mohuar lajmin se Komiteti Teknik i Ekspertëve ka propozuar që kufizimi i lëvizjes të ulej në orën 20:00. Ajo tha se vendimi do merret nesër në mbledhje.

"Nesër do të bëhet mbledhje, do analizohen ashtu siç është bërë gjithmonë të gjithë treguesit e situatës epidemiologjike. Do rishikojmë masat që duhen marrë. Propozimet bëhen në mbledhje dhe në përputhje me analizën e situatës", tha ministrja e cila nuk e pohoi këtë lajm.

Nga ana tjetër Ish-kreu i ISHP Besnik Jakaj në përgjigje të Rakacollit ka thënë se nëse Komiteti s'e ka marrë ende vendimin që do të japë ditën e nesërme në mbledhje, sipas tij ky është një vendim partie.

"Report Tv thotë se komiteti ka marrë vendim të mbyllemi nesër në orën 20:00. Zëvendësministrja e mohon si lajm. Nëse nuk e kemi marrë vendimin deri sot, atëherë vendimi merret nga komiteti i përtisë", tha Jakaj në Report Tv.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Armend: 09/02/2021 22:43

    Bobo shume mase e rend kjo... Ne 2 ore me shpejt ne shpi do shpetojm. Me duket komiteti I ekperteve vetem nga eksperte nuk perbehet.

    Përgjigju
  • Alo: 09/02/2021 22:03

    O qeveriu po i merrni ne qafe shqiptaret. Nuk behet fare gjurmim. Spitalet ne te gjithe Shqiperine jane plot e perplot. Njerezit po vdesin ne shtepi pasi kane frike te shkojne ne spital. Boll me shfaqje te rendomta...! Merrni masa per testim, gjurmim, karantinim dhe izolim zonash te caltuara sa me shpejt. Jemi tani ne kolaps. Me vone cfare mund te ndodhe...?! Tragjedi me shume akte e pret Shqiperine me kete lloj menaxhimi.

    Përgjigju
    • Hello: 10/02/2021 07:29

      Na ler rehat se kemi ZGJEDHJE o tutkun

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?