Kufizimet pas orës 22:00/ Si të pajiseni me leje në e-albania, dokumentet që ju duhen për të lëvizur në këmbë dhe makinë

11 Nëntor 2020, 16:33| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 18:36

  • Share

Për të gjithë ata që duan të duan të dalin pas orës 22:00  do duhet të pajisen me një leje të posaçme në portalin qeveritar e-albania. Në këtë portal janë të specifikuar qartë cilat kategori duhet të marrin lejet si edhe dokumentet që ju nevojitet.

Leje për dalje
"Leje për dalje" për arsye pune dhe arsye të domosdoshme është një shërbim elektronik, i cili u mundëson qytetarëve të aplikojnë online për t'u pajisur me autorizim për qarkullim vetëm për itinerarin strikt vajtje-ardhje në vendin e punës gjatë fashave orare të përcaktuara me automjet ose në këmbë si dhe të aplikojnë për t'u pajisur me autorizim për qarkullim me automjet ose në këmbë vetëm për ata që kanë nevoja të domosdoshme si farmaci, asistencë ndaj një të moshuari etj.

 “Leje për punë”  vlen vetëm për fashën orare: 22.00 e mbrëmjes deri në 06.00 të mëngjesit dhe mund të përzgjidhni nëse do të përshkoni rrugën me mjet ose pa mjet. Për qytetarët të cilët punojnë me turne lejohet vendosja e orareve specifike të vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshirë dhe fundjavën.

-  “Leje për arsye të domosdoshme” vlen për cdo ditë të javës brenda fashës orare 22.00 deri në 06.00, vetëm për ata të cilët duhet të dalin në këto orare për nevoja specifike.

Për shërbimin "Leje për punë" në rast se do të përzgjidhni opsionin "Qarkullim me mjet" ju mund të merrni në automjetin tuaj vetëm 1 person, i cili mund të jetë familjar i juaji me autorizim pune, ose një punonjës në të njëjtin vend pune me ju.

Kujdes! Në mungesë të email-it konfirmues për leje dalje për punë/arsye të domosdoshme nga e-Albania, do të aplikohen gjoba ndaj shkelësve.

Dokumentacioni i nevojshëm
Për këtë shërbim nuk nevojitet dokumentacion shoqërues.

Hapat e procedurës

- Identifikohuni si qytetar në portalin e-Albania;

- Zgjidhni shërbimin “Leje për dalje”;

- Klikoni butonin "Përdor";

- Përzgjidhni llojin e lejes që ju nevojitet;

 Në rast se ju nevojitet leje për punë:

- Përzgjidhni opsionin "Leje për punë";

- Përzgjidhni mënyrën e qarkullimit "Me mjet" ose "Pa mjet"

- Në rast se do të përzgjidhni opsionin "Qarkullim me mjet", nëse automjeti është në pronësinë tuaj, do t’ju shfaqet automatikisht ne listë për përzgjedhje;

- Nëse automjeti nuk është në pronësinë tuaj, plotësoni të dhënat duke vendosur targën dhe numrin e shasisë së automjetit me të cilin do të kryeni lëvizjen;

- Përcaktoni fashën orare të përshtatshme për lëvizjen tuaj duke përzgjedhur një nga opsionet “Fashë fikse” ose “Punë me turne/orar specifik”;

- Për të gjithë qytetarët që punojnë me turne, mund të vijohet me përzgjedhjen e opsionit “Punë me turne/orar specifik” ku vendoset ora e saktë e vajtjes dhe kthimit nga puna për secilën nga ditët e javës përfshirë edhe fundjavën;

- Klikoni butonin “Dërgo” për finalizimin e aplikimit tuaj;

- Një person mund të aplikojë për leje qarkullimi vetëm për 1 automjet;

- Autorizimi do të miratohet vetëm për punonjësit e bizneseve, që lejohen të ushtrojnë aktivitetin e tyre sipas akteve normative

- Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania dhe është i vlefshëm gjatë gjithë javës;

- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

Në rast se ju nevojitet leje për arsye të domosdoshme:

- Përzgjidhni opsionin "Leje për arsye të domosdoshme";

- Shkruani saktë datën dhe arsyen e lëvizjes;

- Nëse lëvizja për arsye të domosdoshme do të bëhet me automjet, lutemi shtoni në aplikimin tuaj të dhënat e mjetit: Targën dhe numrin e shasisë së tij;

- Miratimi do të dërgohet në moment adresën e-mail që keni përdorur për regjistrimin në portalin në e-Albania

- Në rast se dëshironi të përdorni një email tjetër, ju duhet ta ndryshoni në rubrikën "Hapësira Ime" duke klikuar: Ndrysho të dhënat e llogarisë.

KUJDES!  Policia do të verifikojë në kohë reale nëse një qytetar ka një miratim të autorizuar ose jo. Kush nuk respekton orarin dhe nuk ruan mailin nga e-Albania do të sanksionohet nga punonjësit e Policisë sipas neneve të parashikuara në Kodin Penal me të cilët mund të njiheni dhe në fund të aplikimit tuaj.

Koha e nevojshme e marrjes së shërbimit

Menjëherë

Kostot
Pa pagesë
 

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?