Kufizimi i orarit për hyrjen në territorin grek, krijohen radhë kilometrike në doganën e Kakavijës (VIDEO)

8 Gusht 2020, 14:18| Përditesimi: 8 Gusht 2020, 15:13

  • Share

Në pikën kufitare në Kakavijë, nga ana greke është krijuar një radhë e madhe automjetesh.

Qytetarët kanë raportuar se radha shkon 3 deri në 4 kilometra. Kujtojmë se me 6 gusht qeveria greke vendosi që në pikat e kalimit të Kakavijës dhe Kapshticës të jenë të mbyllura nga ora 22:00 deri në orën 06:00, si në hyrje dhe në dalje të Greqisë, pasi autoritetet greke kanë vendosur masa të reja kufizuese për frenimin e Covid-19. Kufizimi i orarit ka bërë që qytetarët të dynden për të kaluar kufirin, përpara se dogana greke të mbyllet në orarin 22:00.

Kufirin mund ta kalojnë vetëm shtetas grekë, shtetas shqiptarë e të huaj me leje qëndrimi greke dhe minoritarë me kartën përkatëse.

Ora 15:08
Ulet fluksi i makinave që futen në doganën e Morinës, shkak moti i keq dhe koronavirusi (VIDEO)

Në pikën kufitare të Morinës, kjo fundjavë, ka nisur me më pak fluks automjetesh dhe qytetarëve të Kosovës drejt bregdetit shqiptar. Numri i tyre që kaluan doganën e Morinit, mëmgjesin e kësaj të shtune ishte më i vogël se sa fundjava e kaluar. Kjo, për shkak të motit të paqëndrueshëm dhe situatës me koronavirus, me rritje të të infektuarëve në Shqipëri dhe Kosovë. Të pyetur se kush po e përhap më shumë virusin Covid19, Kosova apo Shqipëria, qytetarët e Kosovës shprehen se janë të paqartë se nga cila palë po përhapet virusi, por po përpiqen të respektojnë masat anti-covid. 

“Për pushime në Velipojë. Do rrimë 7 ditë aty dhe pastaj në të tjera vende vizitë”, tha një pushues.

“Në Shëngjin. Një javë do të rrimë maksimumi. Covid ka tek ne më shumë”, u shpreh një shqiptar i Kosovës.

“Deri në Shkodër, për vizitë. Do të kthehem në mbrëmje”, tregoi një tjetër.

“Po shkojmë në Shëngjin. Tre ditë do të rrimë. Situata me Covid e keqe është. Le të përfundoje ky virus se na ka ardhur në maje të hundës”, tha një tjetër.

Sakaq, pavarësisht rënies së lehtë të fluksit në orët e para të mëngjesit u krijuan kolona të gjata në doganën e Morinës. Policia kufitare punoi  me gjashtë sportele e procedurë të përshpejtuar. Ndërkohë, personeli kosovar mjekësor është larguar nga Vërmica, dhe tashmë nuk kryhen kontrolle mjekësore, matje e temperaturës, as në hyrje të Kosovës. 

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?