Kujdes, çdo vendim që merrni në Janar do ketë ndikim përgjatë gjithë vitit 2024! Parashikimi i horoskopit për muajin Janar nga astrologu Jorgo Pulla

8 Janar, 14:15| Përditesimi: 8 Janar, 16:15

  • Share

I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një parashikim të detajuar për 12 shenjat e zodiakut në një parashikim mujor të yjeve. ”Muaji Janar është muaj i shumë vendimeve dhe çështjeve të rëndësishme” tha Jorgo, duke paralajmëruar se do të ketë shumë zhvillime në fushën e yjeve, duke shtuar se me Hënën e re në Bricjap ka shumë lëvizje të gjërave, veçanërisht në datën 11 janar.

Dashi

Në 15 ditëshin e parë të Janarit, Dashi nis të marrë vendime në çështjet e punëve dhe mundësive që do u jepen. Nis një cikël i ri në lidhje me punën dhe ndryshimet në karrierë, ku do të merren vendime të rëndësishme, sikurse është një moment shumë pozitiv, veçanërisht 10 ditëshi i parë i Janarit, ndërsa 10 ditëshi i dytë ka të bëjë shumë me dica çështje familjare, sikurse 10 ditëshi i tretë ka të bëjë me udhëtimet, apo me disa dokumentacione që plotësohen. Do të arrini saktësisht aty ku pretendoni dhe ëndërroni pa asnjë problem!

Demi

Demi si shenjë toke që është, 10 ditëshin e tretë e ka shumë të fuqizuar në ekonomi dhe në çështjet e punës së tyre, kurse 10 ditëshi i parë ka të bëjë me familjen, ku zgjidhet një problem i një konflikti të vjetër që kanë patur, 10 ditëshi i dytë në lidhje me karrierën, jep mundësi dhe rëndësi në çështje të caktuara, edhe pse do këtë lëvizje nga puna, pra është momenti më i përshtatshëm për të bërë ndryshime, pa u bërë vonë. Duke filluar nga data 1 Janar e deri në fund të Shkurtit, kanë një ndikim shumë të mirë në pozicionin planetar. Në çështjet shpirtërore një njohje kthehet në çështje serioze pas datës 14 Janar, ndërsa në datën 20 mund të kënë një ditë të rendësishme të jetës së tyre.

Binjakët

Është momenti juaj për të stabilizuar çështjet ekonomike, pasi stabilizoheni në karrierë. Një problem i nisur në vitin 2022 që ju ka shqetësuar shumë, tani ju zgjidhet me sukses. Nga një çështje ligjore që do keni tani, bëhet moment i duhur për hapjen e një porte në disa fusha si karriera, puna apo familja. Binjakët e 10 ditësisht të tretë, duhet të kenë kujdes nga disa prapaskena që i janë bërë, në çështje pune apo në role drejtuese dhe është më mirë të dëgjojnë sesa të flasin. Është momenti për spastrim të gjërave të së shkuarës. Në 15 ditëshin e dytë të Janarit do të bëjnë një blerje të rëndësishme dhe kjo gjë dëshmohet dhe nga Hëna e plotë që Binjakët ndikohen shumë. Në çështjet shpirtërore favorizohen lidhjet që kanë të bëjnë me Ujor dhe Peshore.

Gaforrja

Motoja e Gaforreve për këtë muaj është “eci avash sepse nxitoj”. Kemi Hënën e re tani në datë 11 Janar dhe Hënën e plotë me datë 25 Janar dhe kjo bën që çdo gjë të shkojë në vendin e vet. Kanë patur vështirësi në Dhjetor që lidhej me punën e tyre, por çdo gjë ka kaluar tashmë. Gaforret e vuajnë çdo gjë përbrenda. Me Hënën e re përgatituni për gjëra të mëdha! Me kalimin e Mërkurit në Bricjap, keni mundësi të arta. Do të shtyni një udhëtim për çështje dokumentacioni. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Dem të 10 ditëshit të parë dhe Shigjetar të 10 ditëshit të tretë, janë shumë të mira.

Luani

Luani ka një periudhë shumë të favorshme në çështjet e familjes dhe dokumentacionit, si psh çështje ambasadash, apo me dokumentacione që kanë të bëjnë me lëvizjen në Europë, si Gjermania, Franca, apo Anglia, por dhe shtete të mëdha. Luani si shenjë zjarri ka mundësi të artë në fushën e dokumentacioneve. Luanët e fitojnë një çështje ligjore që është jashtë. 10 ditëshi i parë do të jetë shumë i fokusuar në punën e tyre, 10 ditëshi i dytë i kësaj shenje do merret shumë me ligjin, ku disa çështje marrin zgjidhje brenda këtij muaji. Ndërsa 10 ditëshi i tretë ka qenë pak i mërzitur, pasi ka dhënë një kapar dhe s’po e merr dot. Për Luanin është momenti i artë për të zgjidhur të gjitha problemet, sidomos pas datës 11 Janar me ardhjen e Hënës së re.

Virgjëresha

Kanë një gëzim shumë të madh që lidhet me punën e tyre, pasi po presin marrjen e një vendimi shumë të rëndësishëm që ka të bëjë me karrierën e tyre. Pasnesër, pra ditën e mërkurë, është dita më e artë e Virgjëreshave, nëse duan të bëjnë një takim të rëndësishëm pune, pasi Virgjëreshat kanë një ndikim shumë të mirë në rolin drejtues. Në çështje miqësie bëjnë miq jo armiq, por kanë një moment pak delikat për të marrë një vendim. Keni patur një periudhë të ngarkuar me probleme, por tani kanë një lëvizje në dokumentacione, pasi janë të destinuara për jashtë. Aktualisht janë në proces lëvizje, pasi do ikin nga puna aktuale dhe po shohin për një mundësi të artë. Për një fjalë goje mund të lëvizin. Në aspektin shpirtëror, lidhjet që kanë të bëjnë me Peshk dhe Dem janë perfekte, me Ujorët mund të kenë një grindje.

Pershorja

Ata që janë në këtë shenjë, po bëjnë një përmbledhje për planet që kanë në vazhdim, duke kaluar në kronologji të shkuarën e tyre. Për momentin po mbyllin ende çështje të së shkuarës, veçanërisht çështje që kanë të bëjnë me paranë, me dashurinë apo dokumentacione të lëna pas dore. Do merreni shumë me çështjet familjare, si fejesë apo shtatëzani. Për 10 ditëshin e tretë është momenti që të gjejë balancën në të gjitha fushat e jetës. Në çështjet shpirtërore, lidhjet që kanë të bëjnë me Gaforre dhe Bricjap duken të mbara, por pak vëmendje me Dashin.

Akrepi

Akrepët mendojnë se do të arrijnë në majë, pasi sipas tyre u kanë bërë yzmetin të gjitha fushave të jetës. Për këtë muaj janë shumë të favorizuar si shenjë. Plutoni është në shenjën e tyre, gjë që i favorizon shumë. Ndikimi më i madh i tyre është në fushën e ekonomisë dhe në çështje llotarie. Akrepët dalin faqebardhë për shpikje të ndryshme. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dem dhe Ujor janë përfekte.

Shigjetari

Duhet të bëjnë pak kujdes në çështjet ekonomike-financiare në këtë periudhë Shigjetarët, por kjo është një fazë kalimtare dhe nuk është problematike. Pas datës 11 janar përgatituni për një diçka të re të madhe që po vjen tek ju! Në çështjet shpirtërore bëni kujdes me shenjat e Peshqëve dhe Peshores, por tani keni kohën për të stabilizuar marrëdhëniet.

Bricjapi

Shumë planete janë në shenjën tuaj që do të thotë se ju jepet një mundësi të bëni zgjedhje të duhura. Është momenti juaj më i mirë, ndërsa në anën e dashurisë, keni parimin “jeni ju, pa janë të tjerët”. Të palidhurit, tani mund të vendosen në këtë drejtim, shance të mëdha priten dhe ju do të jeni përcaktues i shumë gjërave.

Ujori

Në 15 ditëshin e dytë të këtij muaji kanë një ndikim shumë të mirë të planeteve. Hëna e plotë ndodh në akset Ujor - Luan nga data 25 deri në 14 Shkurt, ku keni mundësi të mëdha në fushën e dashurisë, pasi është një moment mjaft i mirë. Tani është momenti për zgjidhjet që dëshironi! Pas datës 13 Janar bëhuni gati për një udhëtim që kishit planifikuar. Prisni një telefonatë nga jashtë që do ju lumturojë.

Peshqit

Është një moment shumë i mirë për Peshqit, për ndryshime të mëdha në jetë. Është një moment i favorshëm në çështjet ekonomike-financiare. Në çështjet e dashurisë një raport shkon deri në martesë, pasi është momenti i duhur dhe koha më ideale në këtë periudhë për të bërë diçka të tillë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?