KUJDES! Hakerat e huaj po sulmojnë profilet shqiptare në Facebook! Hyjnë në llogaritë që sponsorizojnë bizneset, u vjedhin paratë e lidhura me kartë banke

17 Shtator, 11:00| Përditesimi: 17 Shtator, 23:41

  • Share

Një grup hakerash të huaj prej disa kohësh kanë nisur sulme në profile shqiptarësh të ndryshme në rrjetin social Facebook. Disa nga rastet janë zbuluar nga Krimi Kibernetik pranë Policisë së Tiranës pas denoncimeve të ardhura nga qytetarë të ndryshëm dhe shqetësimet online.

Sipas burimeve të shqiptarja.com dhe Report tv hakerat e huaj kanë dërguar mesazhe mashtrimi duke i kërkuar që të klikojnë në disa linqe të dyshimta. Kjo bëhet me qëllim që të vidhen adresa në Facebook që janë të lidhura me kartën e bankës për të bërë sponsorizime të bizneseve të tyre.

Kryesisht target kryesor janë individë dhe biznese që e kanë të lidhur profilin me një kartë banke. Nuk dihen se nga çfarë vendi janë hakerat, por numri që ata përdorin rezulton të jetë me prefiks nga Vietnami. Pasi ata arrinin që të merrnin të dhënat e profilit, më pas futeshin në llogarinë bankare duke transferuar shuma parash, mëson Report Tv dhe Shqiptarja.com

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?