I ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte astrologu i njohur Jorgo Pulla, i cili bëri një analizë të detajuar për javën e tretë të këtij muaji, 17-23 shkurt, për 12-të shenjat e zodiakut. Sipas astrologut Pulla kjo javë duket se do të ketë disa vështirësi, ndaj këshillohet kujdes dhe vëmendje. "Marsi është ende në retrogradë deri ditën e diel dhe do t'ju kërkohet të bëni disa lëshime apo tërheqje. Kjo javë konsiderohet me lëvizje të forta planetare, ku aspekti i vështirë Mërkur - Jupiter në mesjavë tregon premtime që nuk do të mbahen, ndërsa nga e marta Dielli, duke u zhvendosur tek Peshqit, inauguron një periudhë kur të gjithë përpiqen të ikin nga realiteti i tyre. Kujdes me ligjin përgjatë kësaj jave!", theksoi Pulla, duke vijuar më pas me parashikimin e detajuar të yjeve për të gjitha shenjat e zodiakut.
DASHI
Pyetja për ju është: cili do të jetë hapi juaj i radhës? Nga e marta, Dielli kalon tek Peshqit, duke treguar se po kaloni një periudhë të përgatitjes së hapit tuaj të ardhshëm, duke qenë më të tërhequr. Megjithatë, në të njëjtën kohë, kjo javë ju bën thirrje që të jeni sa më të qartë dhe të sigurt në mënyrën se si i komunikoni idetë tuaja! Në dashuri tani keni hyrë në një periudhë më të stabilizuar emocionalisht, ndërsa sundimtari juaj Marsi në retrograd mund t'ju çojë në njëfarë keqkuptimi. Deri të mërkurën jeni protagonistë në zhvillime të papritura, ndërsa ju që jeni në kërkim të një lidhjeje jeni në kohën e duhur. Fundjava është e shkëlqyer për të gjetur zgjidhje për çështjet që ju shqetësojnë, ndërsa të enjten dhe të premten përpiqeni të gjeni ekuilibër me eprorët ose punëdhënësit, sepse një rritje rroge apo një ndryshim pune është mëse e mundur të ndodhë.
DEMI
Duke vendosur synime të reja, mundësitë dhe njohjet janë një ndihmë shumë e madhe për ju! Dielli kalon në një pozicion më të favorshëm për shenjën tuaj të martën, duke sjellë aleatë të fuqishëm në anën tuaj, ndërkohë që përqendroheni në qëllimet që vendosni. Megjithatë, mos harroni të kufizoni lëvizjet e nxituara në fillim të javës, pasi jeni të prirur për gabime, me Marsin retrograd. E sigurt është se këtë javë po i merrni seriozisht qëllimet tuaja, por kujdes nga teprimet që ju dëmtojnë imazhin. Në dashuri, Dielli duke kaluar te Peshqit, ju jep favorin që ju nevojitet në çështjet e zemrës. Nga mbrëmja e së enjtes, ju mund të shihni fatin duke ju buzëqeshur. ndërsa bëheni më ekstrovertë dhe tërhiqni vëmendjen me Hënën në një pozicion të shkëlqyer për ju. Mesazhe konfuze po vijnë për financat tuaja, ndërsa nga e marta do të përpiqeni të gjeni zgjidhje për borxhet, detyrimet financiare, apo çështjet e palëve të treta që lidhen indirekt me portofolin tuaj.
BINJAKËT
Jeta sociale për ju është në qendër të vëmendjes! Dielli kalon në zenitin e horoskopit tuaj nga e marta, duke treguar se jeta juaj shoqërore, si dhe imazhi që ju projektoni, tani janë prioriteti juaj i parë. Megjithatë, në mes të javës ju kërkohet t'i shihni gjërat qartë dhe të dëgjoni me kujdes të dhënat. Në dashuri sigurohuni që të jeni mjaft të qartë me personin që ju intereson, pasi jeni në një periudhë pozitive. Gjithashtu, nga e enjtja do të gjeni më lehtë mundësi për t'iu afruar personit që ju intereson, edhe pse gjatë gjithë javës ndiheni sikur nuk po ju mbështesin sa duhet. Është më mirë të kufizoni prirjen tuaj drejt shpërdorimeve dhe teprimeve, ndërkohë që pozicioni i ri i Diellit tregon se po fokusoheni më shumë në karrierën tuaj, për të cilën keni shumë përgjegjësi!
GAFORRJA
Jeni optimistë dhe keni oreks për plane! Duke filluar nga e marta, Dielli kalon në një pozicion më miqësor për shenjën tuaj, duke ju shtyrë drejt horizonteve të reja, ndërsa ju ndryshoni edhe botëkuptimin tuaj për mirë. Gjithashtu, në fillim të javës ju kërkohet të merrni vendime përfundimtare për çështje ligjore apo procedurale, çështje studimore apo kontakte me njerëz që janë larg. Në dashuri jeni në një periudhë ku për shkak të rrethanave i keni lënë mënjanë çështjet personale, por të martën dhe të mërkurën kërkoni të arrini anën tjetër dhe miqtë tuaj ju shërbejnë si mbështetje për këtë. Deri të enjten jeni veçanërisht produktiv, ndërsa nga e enjtja mundoheni të gjeni zgjidhje për borxhet apo detyrimet financiare të pa shlyera. Megjithatë, kjo javë sjell edhe disa shqetësime në kontaktet tuaja me persona të rëndësishëm, por të ardhurat kanë potencial.
LUANI
Do të keni fitimet financiare nëpërmjet palëve të treta! Të martën, sundimtari juaj, Dielli, kalon në një pozicion më introvert që ju shtyn të introspektoni dhe shqyrtoni dëshirat tuaja më të thella, dhe në përgjithësi, kjo javë ju bën thirrje që të shihni realisht mundësitë tuaja me kursin retrograd të Marsit, përpara se të filloni të zbatoni planet tuaja. Në dashuri jeni në një periudhë ku mund të ecni pozitivisht në jetën personale, pasi deri të enjten ka ditë të shkëlqyera për të kontaktuar me të dashurit dhe për të ndarë momente të bukura, ndërsa fundjava është ideale për të reduktuar distancën me personin që ju intereson. Por kufizoni impulsivitetin tuaj. Pozicioni i ri i Diellit parashikon edhe më shumë të ardhura në portofolin tuaj, ndërkohë që ju ndihmon me kredi, banka, karta, sigurime dhe grante, çështje që do t'ju pushtojnë intensivisht, sidomos këtë javë. Por mos harroni sfondin që ekziston në jetën tuaj profesionale!
VIGJËRESHA
Marrëdhëniet tuaja janë në qendër të vëmendjes! Fillimi i javës sjell presion në jetën tuaj të përditshme me rrjedhën retrogradë të Marsit. Kështu që ju duhet ta trajtoni më mirë fjalimin tuaj dhe të veproni në një mënyrë kompromentuese. Nëse keni lindur në shtator, mund të jeni të stresuar për çështjet familjare, por gjërat duhet të kthehen në rrugën e duhur. Në dashuri, Dielli është duke u zhvendosur në sektorin e marrëdhënieve tuaja ndërpersonale të martën, gjë që tregon se vëmendja juaj tashmë është përqendruar atje, ndërsa në një lexim më të thellë, të tjerët po tërheqin vargun e zhvillimeve. Gjithashtu, deri të mërkurën jeni të zënë me shtëpinë, ndërsa në fundjavë keni mundësi për momente të bukura. Shfrytëzojeni fundjavën për t'u marrë me financat, ndërsa kjo javë paralajmëron dhe disa gabime në karrierë, pasi tani dëshironi të arrini më shumë dhe të dukeni produktiv. Në të njëjtën kohë, borxhet tuaja vazhdojnë t'ju shqetësojnë!
PESHORJA
Përqendroheni në jetën tuaj të përditshme! Të martën, Dielli duke kaluar te Peshqit, ju sjell një periudhë në të cilën jeni më të shqetësuar për jetën tuaj të përditshme dhe detyrimet e saj, por edhe për shëndetin tuaj, nëse keni vuajtur në të kaluarën. Gjithashtu, këtë javë do t'ju kërkohet të jepni përgjigje specifike për një pyetje praktike. Megjithatë, deri të enjten po merreni me çështje të të tjerëve. Në dashuri, e hëna dhe e marta ju përgatisin për hapin e radhës, ndërsa fundjava është koha më e mirë për të dëgjuar zërin tuaj dhe për të pasur rezultate pozitive, duke iu drejtuar njerëzve të dashur. Megjithatë, ka mundësi që personi që ju intereson të mbajë një qëndrim absolut, i cili po ju shqetëson. Pozicioni i ri i Diellit është pozitiv për jetën tuaj profesionale, ndërsa gjatë fundjavës keni mundësi të rëndësishme për çështje që lidhen me portofolin tuaj. Por sigurohuni që të jeni në përputhje me detyrimet që keni marrë përsipër.
AKREPI
Për ju java ka kreativitet dhe flirtim! Të martën do të gjeni zgjidhjet më të mira për shtëpinë apo familjen tuaj. Nga e marta, Dielli kalon në një pozicion më të favorshëm për ju, duke ju ndihmuar në përpjekjet tuaja dhe duke ju dhënë shtysë për atë që po përgatitni, ndërsa nga e marta në të enjte mund të afroheni më lehtë me njerëzit në mjedisin tuaj miqësor dhe të arrini më shumë me Hënën në shenjën tuaj. Në dashuri, pozicioni i ri i Diellit është në një pozicion më të dobishëm për jetën tuaj personale sjell flirtim, erotizëm, por edhe njohje për beqarët, mundësi për momente të këndshme dhe “arratisje” nga përditshmëria. Në përgjithësi, këtë javë ka më shumë nevojë për më shumë kontroll mbi situatat, por keni edhe mundësi të shihni nevojat tuaja reale. Njëkohësisht, ka mundësi që të jeni nën presion nga disa situata në jetën tuaj profesionale, por deri të enjten do të merreni me financat.
SHIGJETARI
Kujdesuni për shtëpinë dhe familjen tuaj! Duke filluar nga e marta, Dielli do të kalojë në sektorin e horoskopit tuaj që lidhet me shtëpinë, familjen dhe pasuritë e paluajtshme, duke treguar se vëmendja juaj tani është e përqendruar atje. Për më tepër, kjo javë tregon se në përgjithësi duhet të menaxhoni disa kufizime dhe përgjegjësi. Në dashuri, nga e enjtja do merreni me nevojat tuaja dhe jeni në qendër të vëmendjes, ndërsa fundjava ofron mundësi për t'u afruar më shumë me njerëzit në mjedisin tuaj të afërt. Por kini kujdes këtë javë, pasi lojëra të brendshme ka të ngjarë të luhen në jetën tuaj personale! Jeni thirrur të tregoheni më të kursyer në shpenzimet tuaja, ndërsa pa u nxituar mund të arrini shumë, nëse përpiqeni të gjeni zgjidhjen më të mirë për një çështje financiare që ju shqetëson.
BRICJAPI
Java për ju ka shumë kontakte, shëtitje dhe dinamikë! Hyrja e Diellit te Peshqit të martën sjell për ju një periudhë më ekstroverte në të cilën krijoni kontakte, njohje të reja,ndërkohë që shumë udhëtime dhe ekskursione të shkurtra tashmë janë një fenomen më i shpeshtë. Megjithatë, kjo javë paralajmëron ekzagjerime, ndërkohë që shpesh klima në shtëpi është ajo që e formëson situatën dhe kjo mund t'ju bëjë presion. Në dashuri jeta juaj personale është në një klimë stresuese me Marsin tashmë retrogradë, deri të enjten ka ditë të dobishme për të pushuar duke shmangur turmat, ndërsa nga e diela jeni të fokusuar në dëshirat tuaja dhe bëni zërin tuaj të dëgjohet, me Hënën në një pozicion miqësor për shenjën tuaj. Përgatitni lëvizjet tuaja nga mesi i javës, ndërsa e hëna është koha më e mirë për t'u marrë me çështjet financiare. Por kujdes me lëvizjet tuaja, pasi të ardhurat gjatë kësaj periudhe nuk janë ato që do të dëshironit.
UJORI
Kjo javë ka nevojë për stabilitet dhe të ardhura! Në përgjithësi, kjo është një javë e favorshme për ju, megjithëse shpresoni shumë në mbështetjen e të tjerëve, në vend që të përqendroheni kryesisht në forcat tuaja, veçanërisht deri në mes të javës. Të hënën dhe të martën, megjithatë, mund të gjeni mundësi për të shpëtuar nga përditshmëria. Në dashuri janë ditë të lodhshme për ju deri të enjten, por miqtë ju ndihmojnë të arrini qëllimet tuaja, ndërsa ditët më të mira për çështjet personale janë fundjava, kur bëni zërin tuaj të dëgjohet dhe merrni drejtimin e zhvillimeve. Dielli ditën e martë lë shenjën tuaj dhe kalon në sektorin e ekonomik, rritje që lidhet me financat, duke treguar se fokusi i vëmendjes suaj është tashmë portofoli juaj. Largoni stresin, pavarësisht të ardhurave, dhe përgatisni lëvizjet tuaja në detaje, hap pas hapi!
PESHQIT
Për ju fillon faza e ditëlindjes juaj, një cikël i ri jete! Duke nisur nga e marta, Dielli kalon në shenjën tuaj, duke inauguruar ditëlindjen tuaj dhe duke ju sjellë në qendër të zhvillimeve, pasi deri më tani keni bërë hapa shumë të rëndësishëm, të cilët tani po i nxirrni në dritë. Për më tepër, kjo fundjavë është shumë e dobishme për t'u përgatitur për kapitullin e ardhshëm, duke larë hesapet me të shkuarën. Në dashuri, ndonëse jeni në një periudhë kur jeta juaj personale nuk është aq e favorshme, keni mundësi për momente të këndshme, ndërsa e premtja dhe e shtuna kanë surpriza të këndshme për ju, falë një takimië rëndësishëm për jetën. Deri të enjten do të ketë ditë të lodhshme për çështjet që lidhen me karrierën tuaj, por mos harroni se kjo periudhë ju bën thirrje edhe për të qenë më të përmbajtur me shpenzimet. Së fundi, financat kanë potencial, nëse nuk shpenzoni në blerje pa kriter!
Komente
