VIDEO-Kujdes këmbësorë, po priten gjoba

27 Janar, 10:39| Përditesimi: 27 Janar, 10:44

  • Share

Policia ka ndërmarrë një fushatë ndërgjegjësimi dhe jo vetëm për të gjithë këmbësorët të cilët kapërcejnë rrugën nga një anë në tjetrën duke neglizhuar vizat e bardha apo dhe zonat që janë të dedikuara për ta.

Këto veprime nuk janë vetëm të kundraligjshme, por gjithashtu rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Policia ka ndërmarrë masa ndëshkuese për të gjithë kalimtarët një përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të garantuar sigurinë e të gjithë përdoruesve të rrugës.

Kujdesi nis nga secili prej nesh prandaj respektoni vizat e bardha

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?