Horoskopi

Horoskopi

Kujdes me financat, mendoni edhe për të ardhmen...çfarë kanë parashikuar yjet për sot

6 Qershor, 07:09| Përditesimi: 6 Qershor, 07:13

  • Share

Dashi

Ata që janë në një lidhje do të kalojnë një ditë shumë emocionuese. Marrëdhënia me partnerin do të jetë shumë argëtuese. Ndërsa në planin financiar situata do të jetë pozitive.

Demi

Ata që janë në çift duhet të bëjnë kujdes të mos tundohen. Mendohuni mirë për veprimet që do të bëni sepse nuk do të ketë kthim prapa. Sa i përket financave, nuk do të keni probleme.

Binjakët

Marsi në shenjë duket se nuk do të jetë edhe aq aktiv dhe për pasojë do t’ju mungojë energjia dhe vrulli. Megjithatë, është  Mërkuri ai që stimulon ndjeshëm kapacitetet tuaja krijuese.

Gaforrja

Nëse sot do ta ndjeni se jeni më shumë energjikë e më shumë entuziastë, kjo i detyrohet Diellit në një pozicion optimal në shenjën tuaj. Por kujdes, sepse entuziazmi i tepërt ju bën të gaboni në vlerësim.

Luani

Ata që janë në një marrëdhënie në çift, do të hyjnë në një fazë të rëndësishme të jetës së tyre. Gjithçka do të shkojë më së miri. Edhe financat do të jetë të qëndrueshme.

Virgjëresha

Vërtet që Afërdita sot do të jetë ylli juaj i mirë dhe do t’ju bëjë shumë joshës në aspektin sentimental, por duhet të keni parasysh se hyrja e Marsit në shenjë mund të kompromentojë gjithçka.

Peshorja

Duhet të zgjidhni një problem që keni me partnerin/en. Mos i lini gjërat për një moment të dytë, pasi situata mund të ndërlikohet më shumë. Ndërsa situata financiare do të jetë e qëndrueshme.

Akrepi

Në pamje të jashtme duket se dita do të jetë e qetë, por gjërat po lëvizin dhe ju jeni gati të ndërmerrni një hap që do të ndryshojë jetën tuaj. Në mbrëmje do të kaloni momente të këndshme.

Shigjetari

Ju që jeni në një lidhje do të kaloni një ditë tepër emocionuese me njerin tuaj të zemrës. Sa i përket financave, situata do të jetë e qëndrueshme dhe do të keni mundësi të riorganizoni të ardhurat.

Bricjapi

Marrëdhënia me partnerin/en do të jetë e ngrohtë. Do të bisedoni me njëri-tjetrin dhe do të keni mundësi të zgjidhni disa çështje. Bëni kujdes me financat, mendoni edhe për të ardhmen.

Ujori

Sot do të reflektoni për një marrëdhënie që keni krijuar dhe do të mundoheni të rregulloni disa gabime. Në lidhje me financat, do t’i kushtoni më shumë vëmendje këtij sektori.

Peshqit

Një kuadër yjor jo edhe aq pozitiv e mbi të gjitha me një Hënë në një orbitë aspak të mirë, sot mund t’ju tundojë për të lënë gjithçka e për të rifilluar nga e para.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Botërori 2026, si e parashikoni përballjen Shqipëri-Serbi?