Sulltani i Bruneit, monarku absolut më i egër në planet, në fron prej më shumë se gjysmë shekulli, detyron çdokënd që studion me shpenzimet e shtetit të mos largohet nga vendi për një periudhë të gjatë kohe pas përfundimit të studimeve universitare.
Nuk duhet të bëjmë të njëjtën gjë në republikën tonë demokratike me studentët e mjeksisë! Dhe me askënd tjetër.
Nuk duhet të përpiqemi t’i justifikojmë mungesën e politikave vizionare në arsimin e lartë e në shëndetësi dhe paaftësinë për të zgjidhur problemet e mëdha sistemike në këto fusha me një ligj anti-ligj, që bie ndesh jo vetëm me Ligjin për Arsimin e Lartë, në fuqi nga viti 2015, por edhe me liritë dhe të drejtat universale të njeriut, që garantohen me kushtetutë.
Mos gaboni, ju që e keni në dorë ta miratoni, ose ta rrëzoni një projekt-ligj si ai që do i detyronte mjekët tanë të rinj të ngujohen në vend.
Votoni që të investohet shumë më tepër për arsimimin profesional modern të tyre, siç votuat për të dyfishuar pagat tuaja dhe të ministrave, duke u krijuar studentëve mundësi e kushte shumë më të mira se sa këto që kanë, kushte më të mira pune për të ushtruar profesionin e mjekut pasi diplomohen e specializohen dhe paga donjitoze.
Që të mos largohen, siç keni frikë ju dhe siç nuk do të dëshironin shumë nga ne. Më mënyrë që të na shërbejnë neve, qytetarëve të këtij vendi, jo atyre gjermanë, grekë e italianë, sepse janë fëmijët tanë, djemtë dhe vajzat tona.
Mos i zemëroni studentët e mjekësisë, mos luani me të drejtat, me dinjitetin dhe me durimin e tyre. Merrini seriozisht ata. Studentët janë e vetmja shtresë e shoqërisë që mund ta trondisin në themel establishmentin politik, nëse ligjin që mund të miratoni ju, përfaqësuesit e zgjedhur në kuvendin e popullit, e ndiejnë, ose e perceptojnë si nje padrejtësi e madhe që u bëhet.
Dëgjojini me vëmendje! Merrini seriozisht nevojat dhe kërkesat e tyre! Mos nxitoni me urdhëra administrativë dhe me procedura parlamentare t’u mbyllni gojën dhe perspektivën mjekëve tanë të ardhshëm. Një vendim i gabuar sot mund të ketë një efekt bumerang.
Zoti Fatos, pergezime per nje shkrim te guximshsem dhe realist. Nese studentet detyrohen te punojne me detyrim, shume pak studente cilesore do qendrojne ne Shqiperi per te studiuar. Mjekesia do katandiset si matematika dhe fizika qe duhet ti pagush studentet te studiojne. Po skane faj injorantet qe flasin kodra pas bregut se ata vete mjekesine nuk e shohin dot as me dylbi e jo me te kene takat te studiojne e te behen mjeke, qofte keta ketu e ata ne amerike qe kane ikur per vete e tani duan ti heqin lirine te tjereve per te levizur.
PërgjigjuZ.Fatos,me keto qe ke shkruar nuk do te behesh kurre pionier.Kush studion me parat e taksapaguesve Shqiptar duhet tu sherbej atyre.Me mendesin Tuaj po e coni Shqiperine ne vitet 30-t te shekullit te kaluar.Mos i hidh benzin zjarrit por,ndihmoni qe popullit ti permiresohet sado pak jeta.
PërgjigjuFatos o bir. Un Jam ushtarak.kam nje profesion per te cilin Jam specializuar ne shba me te cilin nqs punoj kontraktor Marr te pakten 100mij Dollar ne vit.pooor NUK iki dot.sepse kursi im ne signs ka kushtuar 250mij dollar.pa shlyer detyrim Tim NUK iki dot.ose 6 vjet pun per shtetin e pastaj I lire.ose paguaj kursin qe SMA mban takati e iki ne pun time.esht e njejta.mos na hap barkun me shkrime koti.se nqs ngrihet populli e te kerkoj heqhen e takses se shkolles QE e paguajn ne ne taksa I Bie we shteti te ngrej duart lart e behet shkolla publike me lek.se smund te paguajn ne per te pregatir Doktor e infermjer per gjermani e vet te rrin me 1 mjek per 10mij banor
PërgjigjuO Fatos, po ia ke futur kot fare o burre. Po kur te ikin te gjithe kush do te marre persiper sherbimin spitalor ne Shqiperi? Apo te vijne gjermanet e italianet. Le te shkojne e te studiojne jashte dhe te rrijne andej, mos u pafshim bojen ketej. Por jo keshtu si thua ti, arsimohu pa leke ne Shqiperi dhe ik ne Gjermani. Pse studentet qe ikin nga Shqiperia arsimohen me leke kudo jashte, e pastaj po te duan kthehen, po te duan rrijne jashte. Jo keshtu Fatos, jo, eshte gabim i madh.
Përgjigju