Foto ilustruese

Shëndeti

Kujdes! Më të rrezikuar nga goditja në zemër janë meshkujt me këtë grup gjaku

1 Shtator 2018, 05:40| Përditesimi: 1 Shtator 2018, 05:45

  • Share

Akoma nuk jeni në djeni të grupit të gjakut?

Mësoheni sa më shpejtë pasi mund të zbulojë disa informacione interesante për shëndetin.

Sipas studimit më të fundit që është i publikuar gjatë Kongresit të Katërt Botëror të Heart Failure 2017, ku sugjeron se grupi i gjakut mund të përcaktojë nëse rrezikoheni nga ataku në zemër.

Bëhet e ditur se hulumtuesit shkencorë analizuan të dhënat e më shumë se 1300000 njerëzve nga 9 studime të mëparshme dhe arritën në përfundimin se njerëzit me grup gjaku A, B ose të tipit AB ishin 9% më të rrezikuar të pësonin atak në zemër krahasuar me ata me grup gjaku 0.

Mirëpo mekanizmi ekzakt pas rritjes së rrezikut për atak në zemër nuk është akoma i qartë nga studiuesit.

Por gjithsesi ekziston mundësia që njerëzit me grup gjaku jo-0 të kenë përqendrim më të lartë të një proteine që shkakton mpiksje të gjakut, që quhet faktori von Willebrand, i cili mund të shkaktojë bllokim të arterieve e si pasojë edhe atak në zemër.

Gjithashtu duhet theksuar se meshkujt me grup gjaku jo-0 janë gjithashtu më të rrezikuar nga impotenca seksuale.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?