Horoskopi

Horoskopi

Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit...çfarë kanë parashikuar yjet për sot

17 Prill, 07:09| Përditesimi: 17 Prill, 07:24

  • Share

Dashi
Ditë përgjithësisht e qetë kjo e sotmja për të dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni më shumë rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka te vogla që keni pasur. Beqarët nuk do kenë fat dhe do iu rëndojë shume vetmia. Financat duhet menaxhuar më shumë kujdes dhe maturi. Mërkuri do iu gjendet pranë në çdo moment dhe nuk do iu lërë të shpenzoni pa u menduar.

Demi
Sektori i dashurisë në çift do shkojë më së miri gjatë kësaj dite. Përgatitni një darkë romantike me qirinj dhe muzikën tuaj të preferuar nëse doni që t’iu duket vetja si në ëndërr. Marrëdhënia e beqarëve me personat e gjinisë tjetër nuk do jetë e mirë. Edhe sot do qëndroni vetëm. Ne planin financiar do kryeni investime dhe situata do jetë e qëndrueshme.

Binjakët
Dita e sotme nuk do jetë e favorshme për jetën sentimentale të çifteve. Ka rrezik që disa edhe ta tradhtojnë atë që kaneënë krah dhe më pas t’i japin fund lidhjes që kanë krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Beqarët edhe pse do kërkojnë shumë nuk do e gjejnë personin që iu përshtatet më shumë. Financat nuk do jenë të këqija. Përfitoni!

Gaforrja
Neptuni do ndikojë më së shumti sot në jetën tuaj në çift dhe do kaloni një ditë mjaft delikate. Mos kërkoni të impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme të mëdha. Nëse jeni ende vetëm, edhe sot do e keni të vështirë ta gjeni atë që kërkoni. Në planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa më shumë buxhetin. Do ia dilni mbanë.

Luani
Jo vetëm që dita e sotme do jetë shume e bukur për te dashuruarit, por edhe pasioni do jetë i zjarrtë. Pas një periudhe të qetë, do riperjetoni emocione pa mbarim. Beqarët do kalojnë një ditë të zakonshme dhe sërish nuk do e gjejnë personin e ëndrrave. Nëse iu dalin probleme në planin financiar nuk duhet të alarmoheni, por duhet të zgjidhni gjithçka me kujdes.

Virgjëresha
Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për të gjitha problemet që keni pasur në çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni më optimiste për të ardhmen. Beqarët do kenë disa takime, por falë tyre mund të lindin vetëm dashuri kalimtare. Planetët do jenë në anën tuaj në planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi!

Peshorja
Kur bëhet fjale për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë që keni në krah, ju jeni mjaft luftarake dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Beqarët do ndikohen mjaft nga Hëna dhe nuk do kenë aspak dëshirë për të bere njohje të reja. Në planin financiar ka rrezik të përballeni me probleme serioze. Merrni masa sa më shpejt dhe mos i besoni askujt.

Akrepi
Ata që kane pasur zënka me partnerin kohët e fundit do pajtohen gjatë kësaj dite dhe në mbrëmje do kalojnë momente më të bukura. Yjet do jenë gjatë gjithë kohës në anën tuaj. Beqarët nuk duhet t’iu besojnë te gjitha atyre që do i ngacmojnë sot sepse do lëndohen. Në punë nuk ka ardhur ende koha të merrni vendime të rëndësishme apo të nënshkruani kontrata.

Shigjetari
Te shumtë do jenë yjet që do krijojnë turbullira në jetën në çift gjatë kësaj dite. Lidhjes suaj do i mungojë qëndrueshmëria dhe do keni probleme te mëdha. Beqarët do kenë pak mundësi të takojnë personat e duhur, megjithatë nuk duhet ta humbin shpresën deri në minutën e fundit. Në planin financiar ka ardhur koha të ndiqni një strategji strikte.

Bricjapi
Falë influencës shumë të madhe të Plutonit, jeta në çift as për ju nuk do jetë e qetë. Do keni ide të ndryshme me partnerin dhe disa mund të shkojnë deri atje sa ta tradhtojnë atë që kanë në krah. Kujdes! Beqarët duhet t'i marrin gjërat si t’iu vijnë, pa kërkuar asgjë me ngulm. Ka mundësi që buxheti juaj të fillojë të përmirësohet që sot. Përfitoni për te hequr disa lek mënjanë.

Ujori
Sektori i dashurisë do vazhdojë të jetë i mbrojtur nga yjet gjatë kësaj dite. Do flisni hapur për gjithçka me partnerin dhe nuk do keni asnjë kontradiktë. Për beqarët do ketë takime premtuese të cilat nuk duhen humbur në asnjë mënyrë. Në planin financiar do keni disa tronditje të vogla, por probleme te mëdha nuk do ketë. Shpenzimet duhet t’i pakësoni.

Peshqit
Nëse kohët e fundit jeni përballur me një situatë të vështirë në çift, sot do i shikoni gjërat më me qartësi. Situata do fillojë të stabilizohet pak nga pak. Beqarët do flirtojnë pa pushim, por do kenë mundësi vetëm për aventura kalimtare. Shfrytëzojini nëse iu pëlqejnë ose prisni ende për një lidhje serioze. Ne planin financiar do e dini mirë çfarë hapash të hidhni që situata të mos përkeqësohet.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?