Kujdes në vendimmarrje! Një muaj sa pozitiv, po aq ‘i rrezikshëm'…Parashikimi i horoskopit për muajin Gusht nga astrologu Jorgo Pulla

24 Korrik 2023, 12:25| Përditesimi: 24 Korrik 2023, 23:03

  • Share

Sipas astrologut Jorgo Pulla, muaji Gusht është një muaj që kërkon vëmendje dhe kujdes. Kërkohet që përgjatë këtij muaji të jeni sa më realistë, me këmbë në tokë dhe të sigurtë në hapat që do të hidhni, pasi ndryshime të mëdha pritet të ndodhin në vjeshtë. Kujdes duhet të tregoni në firmosjen e dokumentacioneve, mos u nxitoni, shqyrtoni, analizoni mirë gjithçka, vetëm kështu nuk do gaboni! Muaji Gusht mund të jetë sa pozitiv, po ashtu dhe aq i 'rrezikshëm'. Ekonomia duhet të jetë fokusi më i madh përgjatë këtij muaji, ndërsa në fushën shpirtërore kujdes nga manipulimet.

Në fushën e punës dhe karrierës, nëse ecni me plane të detajuara, shumë projekte mund të marrin rrugën e stabilizimit, vetëm kujdes nga keqkuptimet në marrëdhënie pune. Është një muaj i rëndësishëm, pasi çdo vendim që do të merret përgjatë kësaj periudhe do të ketë ndikim të madh në muajt që do të vijnë.

Astrologu Jorgo Pulla më tej u ndal në parashikimin më të detajuar për 12 shenjat e zodiakut për muajin Gusht 2023.

Dashi

Shenja e seriozitetit dhe ndryshimeve. Pritet që të keni një ndryshim në punë, i cili do të jetë në favorin tuaj. Është një periudhë shumë pozitive sa i takon zhvillimeve të reja si dhe disa takime shumë të rëndësishme që lidhen me fushën ekonomike. I favorizuar më shumë për një punë të re dhe ndryshime do të jetë 10-të ditëshi i parë i Dashit. Vetëm kujdes, duhet të jeni pak më të rezervuar, disa gjëra që të realizohen duhet të mbahen sekret. Gjithashtu në punën tuaj mos i thoni të gjitha në fillim, lini diçka dhe për në fund. Ky do të jetë çelësi i suksesit në rrugëtimin tuaj! Ky muaj duket se do të jetë i mbarë në fushën ekonomike financiare për Dashin. Në fushën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Dash dhe Peshore duket se janë të mbara, ndërsa vëmendje dhe kujdes duhet të bëni me Akrep.

Demi

Ju të shenjës së Demit do të jeni pozitiv në vazhdimësi të gjërave, sepse keni një shans shumë të mirë, sidomos në 10-të ditëshin e parë të muajit Gusht dhe në të tretin. Ju dini t'i jepni rëndësinë e duhur çdo situate dhe koha ka treguar se ju keni dhe shumë fat, sidomos në ekonomi. Kjo periudhë është mjaft e rëndësishme në marrjen e vendimeve, është një periudhë që vërtetë ju jep mundësi në karrierën dhe punën tuaj. Ndikimi planetar do të favorizojë fushën ekonomike-financiare, edhe pse pritet që të ketë disa ndryshime në jetën tuaj, nuk ka vend për t'u shqetësuar. Në çështjet shpirtërore duhet të bëni pak kujdes me Ujor, Virgjëreshë dhe Akrep. Keni gabuar diku në marrëdhëniet tuaja, por keni mundësi që të stabilizoni lidhjen tuaj me ndihmën e një personi të tretë. Gjithashtu jeni në pritje të një lajmi, të cilin do t'a merrni.

Binjakët

Shenja e komunikimit dhe zhvillimeve të reja në biznes. Binjakët do të kenë një mundësi të madhe në punë, karrierë dhe ekonomi. Pritet të realizohen disa gjëra të cilat do ndikojnë në anën tuaj, është një moment ideal për zhvillime të reja, mundësi të reja që ju jepen tani e tutje. Koha më e mirë që do të ndikojë në punën dhe karrierën tuaj, në anën më të mirë të mundshme, është pikërisht në 15 ditëshin e parë të muajit. Përgjatë këtij muaji do të bëni një takim shumë pozitiv përsa i përket çështjeve ekonomike. Një debat apo një problem i disa kohëve më parë do të zgjidhet. Është një kohë shumë e përshatshme në zhvillime të reja. Në çështjet shpirtërore ndikimet më pozitive janë me Virgjëreshë. Për të palidhurit mund të ketë zhvillime të reja tepër të këndshme.

Gaforrja

Shenja e ndikimeve dhe favorizimeve, gjithashtu një dashuri e munguar duket se është e ardhmja juaj. Për Gaforret është shumë e rëndësishme periudha kur ndodhin fenomenet, dhe është pikërisht kjo kohë e përshtatshme për ndryshime dhe zhvillime të reja. Ana më pozitive e qenë në ekonomi, disa biseda që do bëni me persona të ndryshëm do të bëjë që të reflektoni për disa vendime që do të merrni. Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore keni pasur shumë probleme dhe nuk po dini si të dilni nga një situatë e caktuar. Mos u shqetësoni, çdo gjë do të zgjidhet në momentin e duhur, i cili është pikërisht në këtë muaj. Do të keni zhvillime në një çështje të rëndësishme. Ju jepet një mundësi e mirë në komunikim, një mundësi e mirë në ndryshim, por jo vetëm kaq, ndikime mjaft pozitive do të keni në anën financiare.

Luani

Shenja e stabilizimit të dashurisë dhe rritjes së ekonomisë. Diçka e papritur do të ndodhë me Ujor. Një njohje e re mund të kthehet në lidhje serioze. Pak kujdes nuk bën dëm, shumë besim dëmton! Çdo gjë që do të merrni përsipër të bëni përgjatë këtij muaji mundohuni t'a bëni sa më mirë dhe jo t'a lini përgjysmë, pasi kjo mund të ketë pasoja dhe ndikim më pas. Do të keni ndryshime dhe shumë zhvillime pozitive në punën tuaj. Me forcën e mendjes si dhe me përkushtimin në punën tuaj do të arrini sukses. Keni momentin dhe kohën për t'u gëzuar dhe për të arritur qëllimet tuaja. Do të jetë një muaj shumë pozitiv për shenjën tuaj, me ndikime favorite planetare. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Dem dhe me Akrep duken të mbara, ndërsa pak vëmendje dhe kujdes me Ujor.

Virgjëresha

Shenja e peripecive të kaluara dhe e lumturisë që po vjen. Virgjëresha ka pasur disa peripeci në lidhje me punën, në lidhje me disa zgjedhje të tyre, të cilat në fakt në një farë mënyre kanë qenë të detyruara. Ka ardhur një moment tani që do të ndryshoni taktikën, mënyrën dhe rrjedhën e gjërave në favorin tuaj. Ky muaj do të jetë shumë i rëndëshëm për ju. Është një muaj mjaft pozitiv! Nëse ju jepet mundësia në fushën e biznezit, pyesni më parë, interesohuni, asnjëherë mos bëni të diturin. Kujdes nga mashtrimet dhe energjitë negative! Në çështjet që lidhen me anën shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Binjak dhe Ujor janë perfekte, ndërsa me Akrep bëni pak kujdes. Ky muaj për Virgjëreshat do të jetë muaji i vendimeve të mëdha.

Peshorja

Shenja e stabilizimit dhe vendimeve të mëdha. Peshoret kanë qenë pak të mërzitura, pasi janë lodhur shumë dhe nuk kanë marrë asnjë benefit. Në fakt ka ardhur momenti për të reflektuar dhe për të parë se ku kanë gabuar. Ky muaj do të jetë i mbarë për Peshoret, do të kenë mundësi për të marrë meritat dhe përfitimet që me të drejtë i takojnë. Peshoret duhet të tregohen të kujdesshme dhe me këmbë në tokë. Ndikimi planetar përgjatë muajit Gusht do të jetë i madh, të vëmendshëm për të shfrytëzuar çdo moment, pasi mundësitë nuk do mungojnë. Mos vraponi pas parasë, por pas së drejtës! Gjithçka është në dorën tuaj, është një moment kaq i mirë për të bërë një rikuperim, mos harroni koha fluturon, në ditët e sotme gjithçka ecën shpejt. Kujdes nga keqinterpretimet dhe kujdes me timonin. Kujdes, mos u nxitoni! Gjithashtu kujdes me blerjet, është mirë që këtë muaj të mos bëni blerje. Në anën shpirtërore lidhjet me Peshk, Gaforre dhe me Dash duken të favorizuara.

Akrepi

Shenja e vendimeve, por dhe e rreziqeve. Akrepi rrezikon për të fituar. Ai ka vënë piketën e synimit final dhe vazhdon me këmbëngulje rrugën e tij. Edhe pse të tjerët mund t'a komentojnë për këtë gjë, Akrepëve nuk u intereson. Përfitimet e tyre do të jenë kolosale në ndryshime të mëdha që lidhen me ekonominë dhe me dashurinë. Gjithashtu përfitime do të kenë dhe ata që janë në diasporë. Jeni duke menduar për blerjen e një pasurie, ky muaj për shenjën tuaj është i mbarë në blerje të mirëmenduara, jo në blerje momentale dhe të nxituara. Koha e duhur dhe momenti i duhur është çelësi i suksesit. Stabilizimi ekonomik, në fushën e karrierës, në fushën e punës është mjaft i mirë. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Dash dhe Gaforre janë pozitive, ndërsa me Luan pak vëmendje. Një lidhje me pengesa duket se do të stabilizohet.

Shigjetari

Shenja e xhentilesës, relaksit dhe kompromisit. Shigjetarëve ju pëqen relaksi, dinë të bëjnë kompromise aty ku duhet dhe kurrë nuk i mungon xhentilesa. Kanë një mundësi tani Shigjetarët, të nisin një rrugëtim të ri. Zakonisht nisin në Shtator gjërat, por Shigjetarët janë të paduruar, ata preferojnë të nisin me ndryshime që tani. Por kujdes, çdo gjë duhet të bëhet në kohën e duhur. Kush nxiton rrëzohet, kush duron fiton! Ky moment dhe kjo periudhë për Shigjetarët është e mirë për të bërë planet e lëvizjeve dhe ndryshimeve. Kujdes, analizoni shpenzimet dhe fitimet, kujdes në ekuilibrin financiar. Në çështje që kanë të bëjnë me punë të reja, me vendime që do të merrni pikërisht tani në këtë periudhë, janë vendime të mira dhe pozitive. Nuk ka vend për t'u shqetësuar në këtë muaj, koha ka treguar se jeni me shumë fat. Është një kohë shumë e mirë për takime! Në çështjet shpirtërore gjithçka ecën mbarë, vetëm pak vëmendje me Virgjëreshë.

Bricjapi

Shenja e komplimentave, e rolit drejtues dhe ndryshimit ekonomik. Bricjapët shquhen për dy gjëra, së pari roli drejtues. Nëse doni që biznesi juaj të ecë përpara, merrni Bricjap. Nëse keni vështirësi në zgjidhjen e një problemi, këshillohuni me një Bricjap. Përgjatë këtij muaji Bricjapët kanë mundësi të bëjnë ndryshime madhore, kanë mundësinë e ndryshimit të punës dhe karrierës. Muaji Gusht, është muaji i vendimeve të mëdha, i përfitimeve kolosale. Më i favorizuar në këtë drejtim është Bricjapi i 10-të ditëshit të dytë. Do të keni mundësi në mbylljen e shumë problematikave qofshin ato dhe gjyqësore. Keni mundësi të ndryshoni dhe negocioni në një kontratë pune. Në çështjet shpirtërore jeni pak fajtorë, sepse jeni marrë shumë me punën dhe e keni lënë pak pas dore jetën personale. Është e mundur që përgjatë këtij muaji të stabilizoni gjithçka!

Ujori

Shenja e biznesit, e udhëtimeve dhe e ndryshimeve. Ujorët zgjerojnë horizontin e tyre, zgjerojnë mundësitë në punën e tyre. Mund t'ju ofrohet një punë e dytë me më shumë të ardhura, apo një punë shtesë e mirëpaguar. Gjithashtu mund të merrni dhe një rol drejtues në punën tuaj, mundësitë janë shumë të mëdha në fushën e punës dhe të karrierës. Ujorët janë shumë punëtorë, të përgjegjshëm dhe të besueshëm në punën e tyre. Në çështjet shpirtërore, stabilizim, realizim, mundësi, i keni pikërisht tani në këtë muaj. Pesëmbëdhjetë ditëshi i dytë i Gushtit duket më i mbarë në këtë drejtim. Koha ka treguar se Ujorët janë me shumë fat në punë dhe karrierë, ndërsa në dashuri duhet të impenjohen pak më shumë. Duhet të bëni pak vëmendje në lidhje me Virgjëreshë dhe me Luan. Kujdes nga keqkuptimet!

Peshqit

Shenja e rriskut, shenja e vendimeve të mëdha. Peshqit marrin vendime, vendime shumë të rëndësishme në fushën e ekonomisë, por dhe të dashurisë. Në këtë të fundit do të kemi fejesa dhe vendime për martesa. Muaji Gusht është muaji i vendimeve të mëdha dhe i krijimit të strukturave të reja në fushën e familjes. Kjo periudhë favorizon çështje të mëdha, çështje të rëndësishme. Do të keni një ndryshim të madh përsa i përket karrierës, pozicionimi planetar ju ofron shumë mundësi. Është një kohë e artë për të stabilizuar gjithçka ashtu siç ju e dëshironi. Një kohë e përshtatshme në marrjen e vendimeve. Në çështjet shpirtërore lidhjet që kanë të bëjnë me Virgjëreshë, Shigjetar dhe me Binjak duken perfekte, vëmendje duhet të bëni me Gaforre. Kujdes, qëndroni larg debateve!

MC//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?