Kujdes nga këto mesazhe në Whatsapp-in tuaj! Mos ktheni mesazhin pasi mund t’ju vjedhin të dhënat

8 Shkurt 2021, 08:40| Përditesimi: 8 Shkurt 2021, 09:19

  • Share

Përdoruesit e rrjeteve sociale dhe platformave të fuqishme të komunikimit shpesh herë vijojnë të bien pre e sulmeve kibernetike për vjedhjen e të dhënave private online. Një gjë e tillë ka prekur edhe një prej aplikacioneve më të përdorura të komunikimit, Whatsapp Messenger, tek i cili së fundmi po qarkullon një mesazh. Dyshohet se janë disa pirate kibernetike që futen në të dhënat e platformës që konsiderohet më e shkarkuara për komunikimet me zë dhe mesazhe, dhe bllokojnë aksesin.

Por si funksionon kjo mënyrë e re për të bllokuar aksesin nëpër e platformës Whatsapp?

Një sms vjen në kutinë tuaj të mesazheve të celularit, i cili sjell një kod me gjashtë shifra të ndryshme, që kryesisht shërben për të verifikuar llogarinë e aplikacionit. (Mesazhi më poshte)

1: Codigo do WhatsApp: 189-732

Ou toque neste link para verificar seu numero: V.whatsapp.com/189732

Nao compartilhe este codigo’

Pak sekonda më vonë në aplikacionin Whatsapp vjen një mesazh i dytë, kësaj here në gjuhën shqipe. Është kryesisht një mesazh automatik që vjen nga numra celulari shqiptar, të cilët fatkeqësisht kanë rënë pre e hakimit.

Përmes këtij mesazhi i kërkohet përdoruesit që kodin me gjashtë shifra të mbërritur në kutinë e mesazheve t’ia kalojnë me pretendimin se është ngatërruar numri. Përdoruesit, duke mos menduar më të keqen, e dërgojnë këtë kod gjashtë shifror dhe brenda pak minutash humbasin aksesin e numrit të tyre në llogarinë Whatsapp. (Mesazhi me poshte)

2: Përshëndetje, më falni, ju kam dërguar një kod 6 shifror me SMS gabimisht, mund të ma dërgoni ju lutem? Eshte urgjente??’

Në 24 orët e fundit, kjo mënyrë hakimi është shpërndarë gjithandej kryesisht në Tiranë, çfarë ka shqetësuar jo pak përdoruesit. Prandaj, nëse edhe ju keni fatin e keq të bëheni pre e një mesazhi të tillë, më e mira e mundshme është injorimi pa asnjë përgjigje, duke refuzuar dërgimin e kodit gjashtë shifror.

Në lidhje me rastin ka patur shumë denoncime në Policinë e Shtetit, ndërsa bëhet me dije se krimi kibernetik po punon për të zbuluar kush fshihet pas. Po ashtu, edhe Prokuroria ka filluar një hetim, me synim mbrojtjen e të dhënave personale të përdoruesve.

1612684297_meesazhi.jpg

E.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?