Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin “Rreze Dielli” me specialistin e bimëve mjekësore Ylli Merja flasim për parazitët në organizëm, të cilët janë të shumtë, një prej tyre është dhe ekinokoku i cili shkakton sëmundjen e ekinokokozës. Po çfarë është ekinokoku?
“Tenia e ekinokokut është një krimb i vogël 5-7 mm. Vezët e ekinokokut kanë përmasa 30-50 nanometër, ndërtohen nga segmentet koka, qafa, trupi. Përhapet nga qeni i shtëpisë kur ushqehet me plëndësin e bagëtive dele, lopë, qengji, dhie, keci, dashi. Kur plehu hidhet nëpër sallata, qepë, presh, spinaq, hudhra, tenia ngjitet nëpër gjethe dhe gjethet e palara mirë bëhen burim infektimi. Burim tjetër infektimi është dhe uji i infektuar” thekson Merja.
Simptomat e ekinokokut në trupin e njeriut shfaqen brenda 1-3 vitesh, shumohen 3-10-12 vite. Kemi këputje trupore, anemi, dhimbje epigastrike, nauze dhe të vjella, alergji në trup ose zverdhje lëkure, zmadhim i mëlçisë, vështirësi në frymëmarrje, vështirësi në tretje, çrregullim në jashtëqitje si dhe rënie në peshë. Në studion e “Rreze Dielli”, zonja Ligjirije Biçaku rrëfen historinë e saj me sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe në veshka, kalvarin e gjatë të ekzaminimit në spitale brenda dhe jashtë vendit si dhe kurimin e suksesshëm me bimë mjekësore.
“Para disa vitesh nuk ndjehesha mirë, kisha një lodhje trupore, dhimbje mesi, marrje fryme, djersitje natën, gjumë jo të qetë, dhe vendosa të shkoj në urgjencë, bëra analizat, ekot dhe doktori vendos të më shtrojë në spital. Deri më atëherë nuk e kisha dëgjuar sëmundjen e ekinokokut në mëlçi dhe veshka. U kurova në spital për 2 javë dhe më pas më thanë mjekët se kemi vendosur që të bëjmë ndërhyrje, por ajo ndërhyrje nuk u bë edhe pas qëndrimit tim një muaj e gjysëm në spital. Vendosa që të shkoja në një spital jashtë vendit, së bashku me vajzën shkuam në Francë, aty u shtrova në një nga spitalet më të mira ku kam qëndruar e kuruar për 2 muaj, por nuk po ndjeja asnjë përmirësim, e njëjta maratonë vijonte, pa oreks fare, kisha nauza dhe përshtjellime. Vendosa të kthehem në Tiranë, të gjithë më pyesnin si ndjehesha, një punonjëse e imja më thotë se do të sugjeroj një doktor që quhet Ylli Merja. E kisha dëgjuar emrin e doktorit, edhe pse isha e lodhur nga konsultat me mjekët, vendosa të shkoj tek Ylli, të cilin e falenderoj shumë nga zemra. Doktori më pa të gjitha analizat, i ribëra dhe një herë dhe më dha një kurë 45 ditore me çajra dhe bimë, një kurë të cilën e ndoqa me shumë rigorozitet dhe më dha menjëherë shenjat e para të përmirësimit, sot jam 100% e shëruar” tregon zonja Ligjirije.
Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se pas analizave të bëra, të cilat tregonin të njëjtën diagnozë të përcaktuar si nga mjekët shqiptare ashtu dhe ata francezë, pamë një mëlçi të mbushur plot kiste dhe ndikuam fuqishëm me kura bimore në shëndoshjen e mëlçisë dhe në toksifikimin pak e nga pak të parazitëve. Së pari përdorëm pelinën e bardhë dhe pelinën e ëmbël për pastrimin dhe hollimin e gjakut, majat e rrënjës së shegës së egër, të cilën Merja thotë se e ka marrë si sugjerim nga një farmaciste shumë e nderuar 85 vjeçare, shtuam talektrumin e cila është shumë e mirë dhe për hepatitin. Mëlçia nga prezenca e parazitëve zmadhohet dhe arsyeja se përse mjekët kanë nguruar për të bërë operimin e zonjës Ligjirije, thotë Merja, ndoshta një nga këto kiste ka qenë afër cipës, në momentin që mund të bëhej ndërhyrja sikur padashje të plasaritej, parazitët do të shpërthenin nëpër zorrë dhe do ishte më pas e pamundur që të përballohej dhe komplikacionet do të ishin shumë herë më të mëdha.
“Për rastin e zonjës, unë u konsultova dhe me një hepatolog të vjetër, doktor Viktor Qereshniku rreth kësaj sëmundje dhe u mundova të gjej dhe të mbledh të gjitha ato bimë që kishin më shumë veti toksifikuese, dhe përveç pelinit, shegës së egër përdorëm dhe kuskutën" thekson Merja.
Higjena është një kusht parësor, sidomos konsumimi i ushqimeve të lara shumë mirë dhe të ziera mirë. Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon kurën bimore për pastrimin e trupit nga parazitët, e cila ka rezultuar tejet efikase:
· Çaj me shegë të egër, rigon, pelinë të ëmbël, dëllinjë, kuskuta, mendër, angjinare, tambëlgjaku
· Hudhra çdo mëngjes, 2-3 thelpinj me 1 gotë qumësht (mirë është që hudhrat të vendosen të prera në feta në qumësht një natë më parë)
· Vaj për tretjen 2 x 1 lugë çaji në ditë para buke
· Në mëngjes konsumohet me qumësht dhe 1 lugë supe thekër, një lugë supe fara kungulli
· Në raste të kruarjes në lëkurë lahet trupi me çajin antimyk ose me angjinare.