Kronikë
Top 24

Kujdes! Policia vijon monitorimin me dron, gjobiten 74 shoferë në Berat (VIDEO)

23 Gusht 2018, 11:39| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 12:15

  • Share

Berat- Aksioni i nisur pak ditë më parë nga Policia e Shtetit për monitorimin e qarkullimit të automjeteve me dron po vijon të japë rezultate. Në një video të postuar nga Policia e Shtetit, e cila ka monitoruar së fundmi në rrugët e Beratit, thuhet se janë gjobitur për shkelje 74 drejtues mjetesh.

Njoftimi i policisë

Policia Rrugore vijon monitorimin e qarkullimit të automjeteve me DRON. Njësia Operacionale për Sigurinë Rrugore ka vijuar në qarkun Berat monitorimin me DRON për të evidentuar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor.

Gjatë monitorimit janë ndëshkuar me masë administrative 74 drejtues mjetesh, nga këta 34 për OASH.

Monitorimi do të vijojë në të gjitha rrugët në qarqet e vendit.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mondi: 24/08/2018 11:26

    Ej shikoni dy makina parakaluan gabim,nje ndaluan i ziu iku hahahah perse nuk e ndjekin me dron hahaha lojra kalamjsh.

    Përgjigju
  • Beni: 24/08/2018 07:46

    Cjan keto lodra qe perdorin,ai qe e perdor ket loder sigurisht eshte ulur diku dhe e ka pagen 500.000 lek.Kurse ne rropatemi ne pune.

    Përgjigju
  • Liku: 23/08/2018 13:37

    Nuk behet puna as me dron as me fjalime.Trafikun e zgjidh radari elektronik per kondravajte te ve gjoben dhe nuk njeh perkrahje.Frika ruan vreshtat.Ashtu si e ka europa.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?