Politikë

VIDEO/ ‘Kujdes tavanin...!’ Basha ‘e djeg’ në lokal si DJ dhe ironizon Berishën që u bë meme në Krujë! Mesazh rep dhe Ramës: Ku t’mbetën shokët...?!

19 Prill, 22:36| Përditesimi: 19 Prill, 23:20

  • Share

Kryetari i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha, në kuadër të turit elektoral nuk i ka kursyer as video-postimet që tashmë janë bërë virale me “ku t’mbetën shokët” për kryeministrin Edi Rama.

Por teksa “e ka djegur” në një lokal nate si DJ, në atmosferë festive me mbështetës, teksa këndon repin që është bërë tashmë viral, ka ironizuar edhe kryetarin e PD-së me momentin epik nga Kruja:

“Kujdes tavanin...!”, shprehet Basha në fillim të videos.

Gjithashtu ai ka shpërndarë edhe pamje në llogarinë e tij personale në Instagram, teksa e shoqëron edhe me buzëqeshje.

Më tej i shkon DJ afër dhe nis e këndon hitin e njohur me “Ku t’mbetën shokët...!, duke e përsëritur disa herë refrenin, i shoqëruar edhe nga të pranishmit.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?