'Kujt t'i besojmë, shifrave të qeverisë apo atij që nuk di aritmetikë'! Reagimet e qytetarëve për akuzat e Bashës për fshehjen e viktimave COVID

21 Nëntor 2020, 12:50| Përditesimi: 21 Nëntor 2020, 13:12

  • Share

Përveç mjekëve dhe institucioneve përkatëse, ka pasur dhe reagime nga qytetarë të ndryshëm mbi akuzat e kryedemokratit Basha për fshehjen e viktimave COVID.

Shumë prej tyre e kritikojnë se ka ngjallur panik ndërsa shumë të tjerë e kanë konsideruar të turpshme.

Një prej qytetarëve shtron një pyetje se kë duhet të besojnë, shifrat e qeverisë apo ata që nuk dinë aritmetikë.

"Duhen dhënë prova. Nëse janë të vërteta është një tmerr" - tha një qytetar.

"Shifrat që jep ministria, qeveria apo shifrat që japin ata që nuk dinë as aritmetikë?Ata bëjnë një gabim të madh pasi nuk duhet përhapur panik tek qytetarët" - tha një qytetar tjetër.

Ndërkohë një qytetar tjetër thotë se Basha kërkon që të heqë vëmendjen e opinionit publik nga akuzat që rëndojnë mbi të në lidhje me videon e masakrës së Krushës.

"I pabesueshëm, Basha të besohet? Ajo është politike, ai nuk di nga tia mbaj dhe kërkon të shpëtojë nga realiteti nga ajo çfarë është thënë me atë videon (video për masakrën e Krushës) dhe do të nxjerrë këtë që të mbulojë atë. Ai nuk meriton vëmendje fare"

"Ato janë mashtrime që i organizon opozita dhe ja japin Bashës. Besoj se nuk janë të vërteta"

"Ai është një derro gënjeshtari, derr hajduti dhe injoranti. Kush është ai person që humbet familjarin e tij dhe ta mbajnë të fshehtë. Atij nuk i vjen turp... ata kanë ngrënë turpin me bukë moj motër" - shprehen qytetarët.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Loni: 21/11/2020 18:25

    Heres theter gjeni ndonje nen 70 vjec, sikur keni vajtur te klubi i pensionisteve me i gjet, gjith ish komunistat

    Përgjigju
  • fred: 21/11/2020 13:48

    po po , atje i ka zene te gjithe tartakuti te iki ne spotalet e surrelit, qe te lejn te vedesesh

    Përgjigju
    • Toni: 21/11/2020 14:38

      O Fred,herë tjetër nëse do të komentosh thuaj Lulushit të ta dërgojë me SMS komentin se ti qënke toç fare nga gramatika...

  • Tori: 21/11/2020 13:32

    Jemi nje KOMB qe vetem nga politika “Rama “me kete pandemi rrezikohemi te pergjysmohemi nga frika e zgjedhjeve Rama FSHEH infektimet

    Përgjigju
    • Ta rrase LALA: 22/11/2020 08:41

      O LONI PREJ BETONI. TA PRET MENDJA O INJORANT QE DO INTERVISTOJNE MOSHAT ME TE MEDHAJA SEPSE JANE ME IMUNITET ME TE DOBET DHE MUND TE JENE ME SEMUNDJE TE TJERA SHOQERUESE

    • Toni: 21/11/2020 14:40

      ?????????????????? Çar dreqin deshe me thonë se s’kuptuam asgjë!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?