Politikë

‘Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës’, Rama: Bufi e di shumë mirë që më 11 maj s’ka asnjë shans, ka bërë listë për opozitë qëndrestare (VIDEO)

18 Mars, 09:28| Përditesimi: 18 Mars, 11:08

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sërish koalicionin e Sali Berishës, duke thënë në komunikimin me ndjekësit se Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i alenacës. Rama tha se bufi i kënetës, referuar Sali Berishës, e di shumë mirë që më 11 maj nuk ka asnjë shans për fitore dhe për këtë arsye ka bërë listë për opozitë qëndrestare.

“Kujtim Gjuzi është kryeministri në hije i aleancës, se vetmja gjë madh që ka ajo aleancë janë mustaqet e Kujtimit. Situata në kënetë është turbulente. Pa problem se i ha bufi ata. E keni pa listën e bufit, listë për opozitë qëndrestare. E di shumë mirë që s’ka asnjë shans, dhe ka bërë një listë për një opozitë qëndrestare. Që kur bëjnë kua kua kua as nuk shohin as nuk dëgjojnë”, tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: Bufi i kënetës 'hëngri' fituesit e pseudoprimareve, i iku edhe Jenisheri! S'ka asnjë shans më 11 maj, bëri listë për opozitë qëndrestare (VIDEO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?