Kujtim Gjuzi kundër Berishës: Bac, nuk bëhesh kryeministër me dhunë! Do shpallesh organizatë terroriste

11 Tetor, 18:19| Përditesimi: 11 Tetor, 21:03

  • Share

TIRANË- Kujtim Gjuzi, kreu i Partisë Konservatore, ka dalë kundër protestës së dhunshme të organizuar nga Sali Berisha më 7 tetor. I ftuar në Report Tv, Gjuzi thotë se Berisha nuk mund të bëhet kryeministër me dhunë.

Për emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, Gjuzi thotë se i ka thënë Berishës të mos bëjë protestë të dhunshme, pasi Partia Demokratike mund të shpallet organizatë terroriste.

“I kam thënë mos e bëj këtë punë se mund të shpallës organizatë terroriste, gati si Agimi i Artë. Protestë me zjarr, unë s’dua ti vë zjarrin Tiranës, ajo është me i vënë zjarrin shtëpisë. Unë protestën e kam treguar iher edhe me Bashën, 90 ditë në çadër, qeveri tranzitore.  Është gjë tjetër toleranca e Bashës, dhe lanë kryetarin e opozitës vetëm. Gafa ishte e Mediut, pse iku nga takimi. Ka qenë në takim edhe Agron Duka. Do protestë, protestë paqësore”, tha Gjuzi.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?