Politikë

Kujtim Gjuzi për Report Tv: Presidenti shkeli Kushtetutën me dekretin për zgjedhje në Tiranë! Nëse do futem në garë, e kam të fituar

3 Tetor, 19:46| Përditesimi: 3 Tetor, 20:07

  • Share

Për Kryetarin e Partisë Kombëtare Konservatore Kujtim Gjuzi, nxjerrja e dekretit nga presidenti Bajram Begaj për zgjedhje në Tiranë është në shkelje të Kushtetutës.

I ftuar ditën e sotme në emisionin ‘Studio Live’ në Report Tv, ai tha se presidenti duhet që të largohet nga detyra.

 ‘Presidenti ka shkelur Kushtetutën, duhet që të iki nga detyra', tha ai. 

Ai u shpreh optimist se nëse do të zgjidhet kandidatë për Bashkinë e Tiranës do të marrë fitore.

‘Nëse unë do të jem kandidatë gara është e fituar. Nëse futem unë në garë Rama s’ka asnjë mundësi të vjedh vota. Edi Ramës i them mos prek zgjedhjet dhe nëse nuk preken zgjedhjet fiton e djathta. Po të mos preken zgjedhjet mund të fitojë edhe Kalaja’, tha ai.

Gjuzi ka sulmuar 3 kandidatët e propozuar nga opozita, Edlira Çepani, Ermal Hasimja dhe Florian Haçkaj, të cilët sipas tij janë të lidhur me Soros.

‘Po të 3 kandidatët kanë dalë të Sorosit. Shpresojë që të mos jetë asnjë kandidaturë Soros nëse do të jetë kandidatura Soros do të vijoj që të bllokohet non grata, pra s’do të hapet rruga që të hiqet non grata. Nëse kandidati nuk është nga Tirana, Kujtim Gjuzi është në kandidim. Më thanë nga PD që emri imë do të diskutohet në grupin negociator’, tha ai.

S.B/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?