Kujtimet e 96-vjeçarit Lek Pervizi nga Belgjika: ‘Valentini u përqafue me gruen e tij italiane, Gorin dhe u nis pas partizanëve që i vunë prangat...

19 Shkurt, 08:38| Përditesimi: 19 Shkurt, 08:52

  • Share

Kur merr me hy në Skuraj dhe e kapërcen përruen e Urdhazës, fillon ngjitja malore, nëpër kodrën që quhet e Lekbibajve. Kalon me radhë tre mullijt që njihën si të Gjin Pjetrit, që ngrihen njeni pas tjetrit. Kalon dhe kullën dykatëshe të Ndrec Pjetrit, vëllai ma vogël i Gjinit e pastaj, ndesh në një brez shkambor mbi të cilin ngrihet një kompleks prej tri ndërtesash gurore, kullat historike që njihen si kullat e Gjin Pjetër Pervizit të Skurajve, udhëheqës i kryengritjës së Kurbinit.  Këto ndërtesa dominojnë krejt luginën, që formohet nga bashkimi lumenjvë Mat e Fan (degë e Matit), deri në Milot. Pothuaj një kala, që ruen e mbron vendin nga ekspeditat e ushtrive pushtuese të huaja, që mund të depërtonin nga ajo grykë, deri sa të ndesheshin në murin e maleve të Skurajt, ku, ngriheshin kullat që përmendëm. 

Mbërritja në Atdhé

Ishte 10 tetori 1944, kur Valentini e Nuriu me gratë e tyne, zbritën diku në Shkodër nga kamioni gjerman. Nuri Nuçi u tha se aty pas Prefekturës, kishte një kushri të tij. Pyetën dikën. Ajo rrugë i çonte drejt e tek një shesh, ku ishte pallati i Prefekturës. Ashtu banë, dhe arritën te sheshi. Shiko për pallat  e s’po shihnin asgjë. Paskëshin ardhun gabim. Pyesin një kalimtar, e ky u tregon se ishin pikërisht para derës së Prefekturës. Kjo Prefektura? Një ndërtese kaq e vogël u quejtka pallat? Nejse. Ishin mësue me pa pallate në qytetet Evropiane, e koncepti i madhësisë këtu, e humbte kuptimin e vërtetë e kalonte ne relativitet. Ndërkaq drejt tyne po afrohet tue buzëqesh një oficer.

– “Më falni. Në mos gabohem, ju jeni Valentini, djali i Gjeneral Prenk Pervizit“?!

Valentini, i befasuem, ia kthen:

-“Po, unë jam. Po ju zotni si me njohët e kush jeni“?

-“Un jam Ded Lufi, qëndroj në shtabin e gjeneralit. Të kam njohun në Tiranë, para tre vjetëve, kur ishit në një mbledhje oficerësh. Ju kishi ardh për pushimet verore. Po juve, ç’u ka prue këtu në kët kohë? A nuk gjendeshin në Itali? Pse nuk qendruet atje? A po nuk dini asgjë, për babën e familjen tuej“.

-“Gëzohem që u takova. Tani po e di se kush jeni. Po pse, çka ka ndodh me ta? Unë s’kam si të dij. Tani sapo mbërrita në Shqipni, me gjithë gruan. Kjo asht shoqja ime», u përgjigj Valentini si me çudi, tue i prezantue Gorin këtij kapiteni shqiptar, që doli mik e besnik.

– «Unë sapo vij prej andej, i dërguem nga gjenerali, për me takue disa njerëz. Ai ka dalë në mal me shtabin e tij dhe asht bashkue me misionin anglez, në Skuraj. Familja juej, gjyshja, nana e dy vllaznit, Genci e Leka, janë strehue te Nikoll Llesh Gjoka. Unë kam qenë do kohë me ta. Po me vjen keq, që keni ardh në një kohë  aspak të përshtatshme. Asht fol për ju. Por askujt nuk i shkon mendja, që ju të jeni në Shqipni. Për ma tepër me gruan… !

Duhet të ruheni dhe këtu. Sepse po ju diktuen gjermanët, mund ta pësoni keq! Ndigjo Valentin, unë do të kthehem prapë atje te gjenerali, të cilin do ta njoftoj për ju. Me kët rast, mund të shkruejsh një letër, se ia çoj fill e në dorë. Po… a e dini se këtu në Shkodër, keni Gjomarkajt, kushërinjtë e nipat e juej? Ejani me mue, se po ju shoqnoj deri të shtëpia tyne. Por nuk mund të qëndroj ma gjatë me ju, sepse me duhet me u nis patjetër». Kështu foli oficeri, që u tregue burrë i vërtetë.

Po… si ti thuesh, këtij lloj fati që i bani me u takue me të, ashtu rastësisht? Pas tre muej udhëtim, por që dilte si diçka e paracaktueme?! Ndërkaq ata u ndanë nga Nuri Nuçi dhe e shoqja. Nga ai çast, nuk do të shiheshin ma kurrë. Fatet e tyne do të merrnin drejtime te ndryshme. Ajo që të ban me mendue, asht dilema: nga doli ky njeri, Nuri Nuçi, që u ba sebep për ta sjellë Valentinin në Shqipni, ndërsa ai vetë, në rastin e parë gjeti mënyrën me u rikthye në Itali pa telashe, më 1945-ën e i shpëtoi skëterrës, mbasi e gremisi në skëterrë tjetrin? Ishte ai thjesht një vegël e fatit, apo si të shpjegohet ndryshe?!

Ata hynë në një kafe, ku Valentini shkruejti shpejt e shpejt një letër për të atin. Pastaj Ded Lufi, mori një karrocë e i përcolli deri para shtëpisë së Gjomarkajve. Aty u përshëndet me ta, por para se me u largue, nxori një sasi napolonash dhe ja dha Valentinit. Sa u largue kapiteni, ata trokitën në derën e madhe. U doli një shërbëtor, i cili kur mori vesh se kush ishin, i futi brenda e vrapoi të lajmëronte njerëzit e shtëpisë. Menjëherë erdhën dy vajzat e Kapidan Gjonit, Marta dhe Bardha, dhe tre djemtë, Lleshi, Deda e Nikolla, më të cilët u përqafuen përmallshëm.

Hynë brenda në dhomën e madhe të pritjës, ku erdhi nanë Mrika, kushrina e babës, një grue madhështore me kostum mirditor. U përfalën me të me dashuni. Pastaj erdhi vetë Kapidan Gjoni me Nduen, djalin e dytë. Djali i madh, Marku, ishte në studion e tij. Sa mori vesh, ia behu dhe ai dhe i takoi përzemërsisht. Kafe, raki, llafe. Marku u tërhoqi vërejtjen, se si kishin guxue me marre atë vendim, për me u kthye në Shqipni, ku gjithçka po merrte fund. Të gjithë ishin të befasuem e, te çuditun. Si ishte e mundun?!

U bisedue për shumë gjana. Mbas do kohë, Valentini mori leje me u largue me Gorin. Asnjërit nuk i shkoi mendja, se ku do të drejtoheshin këta dy fatkeq! Aq ishin të shastisun nga ky takim i papritur, së që harruen t’i mbanin edhe për drekë! Jo ma që ato do të rrishin aty, si në shtëpi të tyne! Në fakt edhe Valentini, i çoroditun nga si kishin shkue punët, dhe i impresionuem dhe emocionuem, bani gabim që nuk u kërkoi atyne që t’i vinin në ndihmë, në ato çaste aq kritike. Kështu ata u larguen si të kishin qenë në një vizitë rastësore. Po ajo nuk ishte vizitë, por fillimi i një drame, që do të shkonte dita ditës tue u transformue në tragjedi.

Fati i kishte kurdisë mirë intrigat e veta. Dolën në rrugën kryesore të Shkodrës, e arritën para Kafës së Madhe. Aty takohen rastësisht me Ernest Gjeçin, shok i ngushtë i Valentinit, me gradën kapiten. U përqafuan. U ulën në atë kafe. Ernesti ishte i alarmuem dhe nuk po u besonte as syve të vet. I njëjti avaz. “Ç’tu desht me ardhë në Shqipni?  E me një grua italiane! A e din se familja, baba…”?!

-“Duhet të largoheni sa ma parë prej këtu. Gjermanët janë të inatosun ndaj gjeneralit. Po ju diktuan, e keni keq! Të marrim në telefon Lek Vojvoden. Tek ai duhet me u strehue, në Theth“.

Ernesti i përcolli deri te komanda  e xhandarmërisë, prej ku u lidhën me telefon me Lekën. Ai ishte Qark-komandant i zonës së Dukagjinit e Malsisë së Madhe. Ai u tregue i gatshëm, t’i marrë atje. Ranë dakord, që të shoqëroheshin nga dy xhandarë. Ernesti bisedoi me ato të komandës e gjithçka u rregullue, për t’u nis të nesërmen në mëngjes. Atë natë qëndruan miq tё Ernestit.

Të nesërmen u nisën për në Theth, të shoqnuem prej xhandarëve. Ernesti vetë i përcolli, deri në një far vendi. Kur arritën në Theth, festë e madhe. Lek Vuksani, ishte shoku e miku ma i ngushtë i Valentinit. Burrë besnik, bujar, trim e oficer i zoti e, me perspektivë. Kishte mbarue Akademine me Valentinin në Modena, në armën e Karabinierisë. Në atë kohë, Leka, me gradën kapiten, siç thamë, ishte komandant i xhandarmerisë, për krejt Dukagjinin, me qendër në Koplik. Në kët rast, kishte qëllue në shtëpinë e tij në Theth.

Sa u largue Valentini prej Gjomarkajve, kur e mori vesh Marku, u bërtiti motrave dhe vllazënve, ku i kishin pas mendt?! Si ishin sjelle aq harbutçe. Si i kishin lejue me shkue ata të dy?! A nuk ishte Valentini, i biri i daj Prenkës, pra kushëri yni? Ku do të përplaseshin ata, kur gjenerali me gjithë familje, kanë marrë malin? Kjo shfryemje e Markut, i mobilizoi të gjithë, motra, vllazën e shërbëtorë, me kërkue çiftin e sapo ardhun. Ata i ranë kryq e tërthuer Shkodrës, por askush nuk dinte me u thanë gja, sepse askush s’i njihte dhe askush nuk i kishte pa.

Takimi me Ernestin dhe vajtja në shtëpi të tij pa e dit njeri, i kishte humb gjurmët e dy bashkëshortëve. Ngjarjet ishin rrokullis aq shpejt, sa që ata sikur ishin zhduk në hiç, me  urdhën magjik. Ma vonë Marku, e mori vesh se ata gjendeshin në Theth, e pat çue fjalë, që të ktheheshin në Shkodër. Kur janë punët në dorë të fatit, s’ia del dot, me marrë vendime vetjake. Po të ishin kthye në Shkodër, do kishte qenë shpëtimin tyne, sepse nuk vonoi e, Kapidan Gjoni me Nduen, u nisën pas gjermanëve për në Itali, e do t’i kishin marrë me vete.

Gori, e shoqja e Valentinit, e pëlqeu atë vend malor dhe ato sjellje e zakone. Natyra e bukur, njerëzit e thjeshtë e të sinqertë, shum të dashun e mikpritës. Ushqimi natyral e ujet të mrekullueshëm. Ajri i pastër dhe një klimë shumë e volitshme. Koha qëndroi e mirë. Një vend ideal për turizëm. Dhe në të vërtetë, do të kishte qenë një eksperiencë turistike e bukur, sikur mos të kishin ndodh disa ngjarje të shemtueme, prej arrogancës kriminale të brigadave partizane komuniste, që po depërtonin drejt Shkodrës, Dukagjinit e Malësisë së Madhe, me qëllime pushtuese, ma të kobshme se ato të një pushtuesi të huej.

E keqja po afrohej çdo ditë e ma tepër, e po rrezikonte vetë Lek Vuksanin e, malësoret trima e patriotë. Doli problemi se si me shpëtue mysafirët. Duheshin rikthye në Shkodër, patjetër. Edhe Mark Gjomarkaj kishte telefonue, që ata të zbrisnin në Shkodër sa ma parë. Po si…?! Komunistët qarkullonin kudo… ! Lek Vuksani do të qëndronte në mal, me forcat e veta, për një qëndresë të fundit. Në këto rrethana, u doli mik Prof. Kol Prela, i cili ishte përfshi në Lëvizjen Nacional-Çlirimtare, si komunist me pozitë drejtuese. Por njeri shum i mirë e i mençur. Ai e mori përsipër, përcjelljen e çiftit.

Gori duhej të nisej e shoqnueme prej disa malësorëve, burra e gra. Ajo do të paraqitej si një qytetare memece, që po kthehej në Shkodër, te njerëzit e saj. Kurse Valentinin, e merrte përsipër ta shoqëronte vetë, që do të zbriste në Shkodër, për detyrën që kishte. Veç pak ma vonë. Ashtu u veprue. Gori ra në Shkodër dhe u strehue te Gjomarkajt. Këtu ngjan ajo që përmendëm, po të kishin qenë të dy në Shkodër.

Kapidan Gjoni, vendosi të largohet nga Shqipnia me djalin e dytë, Nduen, dhe e ftoi Gorin, të nisej me ta. Kjo nuk pranoi. Nuk bënte asnjë hap, pa Valentinin. Nga ana tjetër, edhe Marku me Lleshin, do të dilnin në malet e Mirditës, për të organizue qëndresën kundër komunizmit. Familja do të strehohej diku aty për rreth Shkodrës, te disa miq besnikë. Me familjen do të rrinin dy djemtë ma të rij, Deda dhe Nikolla. Marku i dha një sasi të mirë paresh. Gori e mbetun vetëm, u strehue te një mik i Ernest Gjeçit. Kjo ndodhi në fillim të nëntorit. Nga fundi i muajit zbriti dhe Valentini. Kol Prela, tregoi burrni të madhe, dhe arriti të kapërcejë çaste të vështira në atë udhëtim, të rrezikuem prej vigjilencës së partizanëve, që dyshonin për gjithçka.

Në Shkodër çifti gjeti një dhomë te një familje. Disa miq shkodranë, i kishin ndihmue. Shkodra kishte ra në dorë të komunistëve, që kishin fillue arrestimet, burgosjet e pushkatimet. Çdo ditë në zallin e Kirit, ekzekutoheshin me dhjetëra burra, fajtorë, se ishin njerëz të mirë, patriotë e shqiptarë të ndershëm, dhe krejtësisht të pafajshëm. U kuptue dhe u pa haptas, se komunistët shqiptarë po zbatonin një politike sllavofile, e në plan të parë, ishte zhdukja e patriotizmit shqiptar dhe kryesisht të intelektualëve e familjeve të mëdha.  Ne atё muaj të dhjetorit, ishte vendos gjendje shtetrrethimi, nga Mehmet Shehu.

Frika kishte kapërthye qytetin, që ishte pёrfshi në kthetrat e terrorit, si të një përbindëshi gllabërues e gjakatar. Tmerri,  sa vinte e bëhej ma i madh. Pushkatimet ndodhnin, jo vetёm nё lumin Kir, por edhe brenda nё lagjet e rrugicat e qytetit. Mehmeti kishte «karta bianka», prandaj shpalli gjendjen e shtetrrethimit nё Shkodёr, qё njihej si qyteti ma kundёrshtar i komunizmit. Për disa ditë rresht askujt nuk i lejohej qarkullimi, as ditën e, aq ma pak natën. U krijuen disa skuadra të armatosuna partizane, që kishin urdhën të kontrollonin gjithë popullatën, shtëpi për shtëpi.

Këto skuadra, ndihmoheshin nga një ose dy këshilltarë, të çdo lagje. Këta këshilltarë, që i njihnin mirë banorët, ishin komunistë e besnikë të regjimit, spiunë e zemërligë, vetëm me ba keq. Në ato ditë tmerri, qindra njerëz u arrestuen. Burgjet, ishin plot për plot. Me kët rast, disa banesa private u kthyen në burgje. Deri dhe Kuvendi i Françeskanë. Klerikët katolikë arrestoheshin, torturohëshin egërsisht e, pushkatoheshin pa gjyq. Dritaret e dyert e banesave, të kthyeme në burgje, mbuloheshin me kangjella hekuri. Dy burgjet e mëdha të qytetit, nuk mjaftonin për gjithë ato të burgosun. Ishte java e fundit e dhjetorit 1944.

Arrestim e burg

Nuk kishte kalue një muaj nga i ashtuquajturi çlirim i vendit, kur nga mesi i dhjetorit, në Shkodёr ishte vendos ky shtetrrethim i rrebtё. Çdo familje e qytetar, duhet tё vinte emnin nё derё tё banesёs. Ndёrkohё gjithë qyteti, ishte zbardhë nga bora.

Valentini e Gori edhe ata ishin mbyll nё dhomёn e tyne. Njё parandjenjë frike i kishte mbёrthye, sepse Valentini mbante akoma revolverin e tij “Browning”, e si me ia ba nё rast kontrolli. Fëmijët e shtëpisë ku banonin, e panë duke ardhë skuadrën e kontrollit dhe erdhën e i lajmëruan Valentinin e Gorin. Duke qenë se në ato ditë me bore, u ishin qullë rrobat, kishin vendos një litar të fiksuem, nga një faqe në tjetrën të mureve të dhomës, ku kishin shtri teshat e njomuna, ndër to edhe pardesyja e Gorit.

Si t’ja banin me revolverin?! Nuk dinin se ku ta fshihnin. Valentini u ba gati, ta hidhte diku nga dritarja. Po të ia gjenin, e merrte dreqi, aq ma tepër, kur të merrnin vesh se kush ishte. Dy tё shkretёve, u kishte hy frika nё palcё. Partizanët kishin fillue kontrollin poshtë, por këshilltari u kishte thanë të mos merreshin me atë familje, por të ngjiteshin në katin nalt. Ai e dinte mirë se kush ishte Valentini. Zemër ligësia, kishte fillue me ba punën e saj. E kështu ato filluan të hipin shkallët. Valentini ishte në kulm të tensionit. Po i rridhnin djersë të ftohta. Hapat po afroheshin. Trokitje në derë dhe ja doreza po ulej. Në atë çast Gorit, iu dha dhe e merr revolverin,  dhe e fut në xhepin e pardesysë si lagun. Partizanët hynë dhe filluan kontrollin. Nuk banë pyetje. Si duket s’e kishin lexue emnin nё derё, dhe këshilltari s’u kishte thanë gja.

Megjithëse çifti kishin pak tesha, kontrolli u ba i imtë. Një vajzë partizane, ishte ngarkue me kontrollue. Tue lëvizë prek pardesynë dhe e shef se ishte i lagun e, kalon tutje. Si mori fund kontrolli, ata dolën dhe filluen të zbresin shkallët.  Valentini e Gori morёn frymё, i kishin shpёtue atij rreziku. Por jo tjetrit, edhe ma tё keq qё do tё ndodhte.

Këshilltari seç u tha partizanёve dhe ata u kthyen. Mbi derë ishte shkrue «Valentin Pervizi». Si duket këshilltari zemër lig, u kishte tregue se i kujt bir ishte Valentini. Një nga partizanët i kërkoj dokumentin e letër-njoftimit dhe zbriti poshtë, me gjithë të tjerët. Pas pak një çun u ngjit nalt e i tha Valentinit, që ato partizanët e kërkonin poshtë. Valentini ishte i vetëdijshëm, se komunistët nuk do ta linin aq gjatë të lirë, dhe si duket kishte ardhë çasti.

I gjeti partizanët tue pi kafe, pasi kishin gëlltit nga nji gotë raki. I njëjti partizan e pyeti, se ç’e kishte Prenk Pervizin, pastaj i tha se duhet të shkonte me ta, deri te Komannda për disa sqarime, prej ku me siguri, do të kthehej përsëri në shtëpi. Kjo  ishte njё metodё e njohun e tyne, pёr tё arrestue njerёzit si pa tё keq.

Tue e përmbajtë emocionin, shkoi te Gori që po qante, tue u mundue me e qetësue. Si do t‘i vente halli Gorit, asaj gruaje të huej, e mbetun vetëm pa njeri pranë?! Ishte ndarja. Uliksi i ri, Valentini, po nisej pёr njё luftё, jo si e Trojёs, por po aq e rrezikshme dhe e stёrgjatun, qё s‘i dihej mbarimi, as mundёsia e kthimit, te «Penelopa» e dashun. E cila po mbetej fare vetёm, nё mёshirё tё fatit. E huaj, nё njё vend tё huej. Të gjithë pjesëtarët e familjes, ishin nën persekutimin e regjimit komunist, të dëbuem e te përndjekur, me shtëpi të djeguna e pasuni të grabitura, nga hordhitë komuniste partizane.

Ajo nuk njihte askënd, as njihte gjuhën, as kishte me se me jetue. Si do t’i vente halli?! Me këto mendime, Valentini u përqafue me Gorin dhe u nis pas partizanëve. Kur arritën te dera e oborrit, ai partizani i parë i shprehu keqardhjen dhe i vuni prangat. Të gjithë kojshitë që po rrinin jashtë bashkë me Gorin, ja nisën me qa. Ishin çaste tronditëse edhe për ata, sepse rasti i tij, ishte i veçantë.

Ma në fund arritwn te Komanda. Kryetari i Degës së Brendshme e priste në zyrën e tij, pas një skrivanije. Sapo e pa, i hodhi një vështrim të vrengët e djallëzor dhe i foli me ironi:

-“Malli për atdheun tënd, të ka shty me ardhë këndej, apo jo“?

-“Sigurisht», u përgjigj Valentini. Dhe ai përsëri:

-“Por si duket atdheu yt, nuk të ka pritun mirë?! Ti duhet të ishe bashkue me partizanët e Italisë, për me dhanë edhe ti kontributin e duhun, për kauzen e përbashkët. Si thue»?!

-“Nuk kisha ndërmend me lanë lëkurën time, në një tokë të huej», vazhdoi Valentini.- «Ajo nuk asht nji arsye e pranueshme», përfundoi kryetari dhe u dha urdhën partizanëve, me e çue në burgun e «Gestapos». Ky burg ishte një banesë, që gjermanët e kishin kthye në burg, duke e pajisë me biruca të ngushta, prej betoni.

– “Pa shiko, pa shiko”, i tha drejtori i burgut, sa mori vesh se kush ishte dhe vazhdoi:

– “E kam njohun babën tand, kur kryeja shërbimin ushtarak në garnizonin e Korçës, ku baba i yt ishte komandant. Ai ishte një njeri që gëzonte stimën e të gjithëve, përveç tonës, sepse nuk e pranoi ofertën që i bani udheqja jonë, për me i dhanë njё komandë nё forcat të armatosuna partizane”.

Ky drejtor ishte një fytyrë e keqe, e kur bisedoje me të i ngulte sytё nё tokё e, s’e shikonte kurrë në sy atë, me të cilin fliste. Të tillë tipa, ishin krejtësisht të pabesë.

Ai ia hoqi prangat Valentinit, e përcolli me njё polic deri te dera e njërës prej dhomave të mëdha. Kur u hap dera e përfshiu nji mjegull tymi cigaresh dhe nji duhmë e qelbun, me t’ardhë me vjellë. Valentinit iu desh të hynte aty, i shtym me dorё nga polici.

Pjesa ma e madhe e atyne që ishin mbyll në atë dhomë, ishin shkodranë. Kur ai hyni, e dera u mbyll me zhurmën e shulave të hekurta, pothuej se të gjithë sa ishin, u kthyen me e shikue me vëmendje e kureshtje, sepse për ata, ai ishte një fytyrë e re, e papame e, panjohun. Mbeti ashtu në kambë për do kohë, mbasi nuk po dallonte një vend të lire, për me u rreshtue edhe ai me të tjerët. Një prej tyne i bani me shej, që të afrohej e të ulej pranë tij, ndërsa të tjerët, shtrëngoheshin me lirue pak vend. Valentini ishte tepër i dëshpëruem, por mundohej me fsheh ndjenjat, për mos me tregue gjendjen e rëndë shpirtnore të tij.

Ai që e ftoi afër tij, ishte një kapiten e xhandarmërisë e quhej Pjetër Gurakuqi. I cili kur e mori vesh se kush ishte, u tregue i përzemërt, duke i dhanë kurajo. Mbas pak kohë, në pamundësi për t’u shtri, u mbështetën pas njeni-tjetrit për të fjet, ndërsa të tjerët, kishin fillue me gërhatë. Memorie.al

Vёllait tim Valentin, qё pёrballoi 47 vjet rresht stuhitё ideologjike tё komunizmit, pёr ma tepёr i ndarё nga grueja, njё Odise e vёrtetё mes shekullit njёzet.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • mergimtari: 19/02/2024 14:11

    Brenda atyre rreshtave mund te kete edhe te verteta.Per ate moment kur flitet (mesi tetorit 1944) akoma partizanet nuk kishin marre Shkodren.Deri ne 1945- akoma nuk kish "dege te brendeshme" e te tjera.Mos shkruani edhe nja 50-vjet,deri sa te kete njerez qe kane jetuar ne diktature dine disa gjera.Historia nuk behet me genjeshtra e mashtrime.Diktatura gjete gjithe kohes ka bere shume padrejtesi por,"jepi Cezarit ate qe i takon Cezarit".

    Përgjigju
  • Bruxelles: 19/02/2024 11:21

    Prralla ooo Lek spiuni.Akoma me antishqiptaret e Zogut te gomarit. Gezoje socialin e belgut djali spiun i tradhetarit Break Pervizit.Breku yt AT i dorzoj kuronen e Skenderbeut ne Rome mbretit te italise. Nuk harrojme ne jete te jetve or Maloqeria.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?