Gjuhëtarët Aleks Buda, Eqrem Çabej e Mahir Domi, baballarët e biologjisë në Shqipëri, si: Kolë Paparisto e Islam Zeko, ekspertët më në të të ligjit si Arben Puto e Luan Omari, studiuesit Alfred Uçi e Zija Xholi, u nderuan sot për kontributin e tyre të çmuar, nga ata që dikur kanë qenë studentë të tyre.
“Anëtarë të akademisë sonë, disa prej nesh studentë të tyre folën në dy aspekte: duke kujtuar marrëdhëniet me ta dhe kontributet e tyre në fushat përkatëse. Është borxh i madh që iu kemi njerëzve të ndritur të shkencës, që nga Aleks Buda, Eqrem Çabej, Alfred Uçi, Luan Omari etj dhe familjeve të tyre sot”, tha Fatos Tarifa, sociolog.
Gjuhëtari Emil Lafe bëri me dije se në Shqipëri, kërkimi shkencor dhe arsimi i lartë kanë ecur krahas njëri-tjetrit.
“Ato rezultate që arrinte kërkimi shkencor pasqyroheshin në përmirësimin e cilësisë së leksioneve të mësimdhënies në mësimin e lartë”, u shpreh Lafe.
Profesor Et’hem Ruka në fjalën e tij për Kolë Papariston vërejti se si ishte një drejtuesit e parë të Institutit të Shkencave.
“Në 5 prill 1947 hapi dyert Instituti Shqiptar i Shkencave, i cili shërbeu si pararendës dhe themelues i Akademisë sonë të Shkencave në 1972. Në 1949, Paparistos iu besua drejtimi i Institutit të Shkencave të Shqipërisë”, vijoi Ruka.
Historiani Pëllumb Xhufi foli për kontributin e Aleks Budës, ndërkohë që u shpreh se ai ishte ideator dhe drejtues i parë i Akademisë së Shkencave, si dhe u kujdes për të krijuar shkollën historiografike shqiptare.
Takimi i sotëm u shfrytëzua dhe si një mundësi për të reflektuar mbi gjendjen aktuale të arsimit të lartë dhe shkencës në ditët e sotme.
“Atmosfera që ekzistonte në periudhën kur u krijua Akademia e Shkencave dhe Universiteti ishte krejt tjetër, një atmosferë krijuese dhe intelektuale shumë më ndryshe nga e sotmja, e cila për mua është zhbërje e madhe intelektuale, një atmosferë që nuk po inkurajohet zhvillimi i shkencës, një krizë që do përpjekje e forca të mëdha të marrë veten e të jetë ajo që duhet”, theksoi Tarifa.
Arsimi i lartë në Shqipëri shënon fillesat e veta në vitin 1946 kur u hap Instituti Pedagogjik dyvjeçar. Në 1951 ai u shndërrua në Institut katër vjeçar, ndërsa u hapën dhe institute të tjera katërvjeçare.
Në 1957 këta institute u bashkuan dhe krijuan Universitetin Shtetëror të Tiranës, ndërsa Akademia e Shkencave u themelua në vitin 1972.
Komente

Eshte konsiderat e larte per ata krijues qe hodhen bazen per arsimin e larte dhe shkencen .Ngritja e Universitetit te Tiranes,e universiteteve ne rrethe eshte nje arritje e madhe e arsimit e kultures ne vendin tone.Ishte baze per zhvillimin e shkences.Insitutet shkencore si baza e Akademis te Shkencave ,ishin perparimi yne shkencor dhe baze per arrtjet ne prodhim.Te pa arrira do te mbeten arritjet ne rendimentet e kulturave bujqesore,te projekteve madhshtore te hidrocentraleve e ne shume fusha te tjera.Po per keto 35-vite te demokracise(kapitalizmit) a mund te themi dot gje?Po!Ne sot jemi vendi ku kemi ngritur ne "ART"shkencen e vjedhies,te largimit pa fund te njerezve.Vendi qe ka grupe kriminale (per tregetin e lendeve te pa lejuara) me arritjet me te larta.Akademia e Shkencave (e ngritur nga njerezit me paterjot te vendit) duhet te ngreje "nje insitut te vjedhies e dhunes",te pakten do te kemi dicka per tu "mburur" para brezave.
Përgjigju