Kujtohet eksodi i 1999, qytetarë nga Kosova rikthehen në Kukës

16 Prill, 19:42| Përditesimi: 16 Prill, 20:55

  • Share

Çdo 16 prill shumë qytetarë të Kosovës, rikthehen në Kukës, për të përkujtuar eksodin biblik të 99-tës, ku gjetën mikpritjen bujarinë dhe zemrën e hapur për ta.

Nën një simbolikë të veçantë, qindra qytetarë nga Kosova edhe në 25 vjetorin e “’Eksod 99” kanë kaluar kufirin Kosovë- Shqipëri për të mbërritur në Kukës.

Pjesë e këtij përkujtimi ishin Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, Kryetari i Bashkisë së Kukësit, Albert Halilaj dhe Kryetari i shoqatës “Eksod99” Mustafe Kryeziu të cilët Kukësin, e cilësuan si vendin e mikpritjes dhe humanizmit shqiptare.

Hapja e ekspozitës me foto që lidhen me prillin e 99-s,ngritja në shenjë kujtimi  e çadrave si 25 viteve më parë për pritjen e tyre në Kukës dhe koncerti festiv në qendër të qytetit ishin disa nga aktivitetet që iu kushtuan përkujtimit të "Eksod 99".

Në vitin 1999 Kukësi, u kthye në portën e shpëtimit për mbi 1 milion shqiptarët e Kosovëstë,të cilët u dhunuan nga terrori serb.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?