Dy vëllezër kanë plagosur me armë kushëririn e tyre për shkak të pronës. Ngjarja u regjistrua sot në Kukës në fshatin Shtiqen
“Dyshohet se pas një konflikti për motive pronësie, vëllezërit Xh. M. dhe A. M. kanë plagosur me armë zjarri, në këmbë, kushëririn e tyre, shtetasin G. M., 46 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, informoi sot policia.
Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorëve dhe vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme, për të bërë të mundur kapjen e tyre.
Komento