Kukës-Xhemal Matmuja, banor i fshatit Përbreg dhe baba i 11 fëmijëve, prej më shumë se 6 muajsh detyrohet çdo mëngjes të udhëtojë drejt qytetit të Kukësit për të mbushur ujë të pijshëm për familjen e tij.
“Kemi 6 muaj pa ujë të pijshëm. Unë vijë çdo ditë këtu, fal xhamisë që na jep ujë, ka pas ditë që kam mbushur edhe nëpër lokale ujë’, tha Xhemal Matmuja, banor i fshatit.
Sipas tij, të njëjtin problem e kanë edhe nëntë familje të tjera të fshatit, të cilat, njësoj si ai, mbushin ujë në qytet.
“Ne jemi afro 9 familje dhe nuk po gjejmë rrugë zgjedhje’, tha ai.
Xhemali thotë se ka kërkuar ndihmë nga Bashkia dhe Ujësjellësi, por ka marrë vetëm premtime.
“Shkojmë te bashkia na thonë se do bëhet shkojmë të ujësjellësi na thonë se nuk është punë për ne. Jemi ankuar të them të drejtën por kush na kryen pune?’, tha ai.
Bashkia dhe Ujësjellësi thonë se janë në dijeni të problemit dhe se po punojnë për të rikthyer furnizimin me ujë të pijshëm për 10 familjet e fshatit Përbreg.
Komente
