KUKËS - Një konflikt mes dy 15-vjeçarëve në zonën e quajtuar Obelisku i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, te lagjia 2 e qytetit, ka përfunduar në plagosjen me mjet prerës të njërit prej tyre.
"Rreth orës 17: 25, në qytetin e Kukës, një shtetas i mitur rreth 15 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një shtetas po të mitur 15 vjeçar, i cili është dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Prizrenit, paraprakisht jashtë rrezikut për jetën",- njofton policia.
Autori i dyshuar i plagosjes është vetëdorëzuar në Komisariatin e Policisë Kukës, ndërkohë që grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Komente
