Foto nga aksidenti, 8 shtator 2025

Kronikë

Kukës/ Aksidenti në aksin Krumë-Golaj, vdes edhe pasagjeri, shkon në 2 numri i viktimave

9 Shtator, 08:50| Përditesimi: 9 Shtator, 15:41

  • Share

KUKËS - Ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte Zef Ngjeçi, pasagjer në automjetin tip "Benz" me drejtues N.S., i cili po ashtu humbi jetën ditën e djeshme, pasi u aksidentuan në Golaj të Hasit, me një makinë të të njëjtit lloj, dhe me shofer N.L..

Aksidenti ndodhi rreth orës 19:50, ndërsa shoferi me inicialet N.S. u tranposrtua në spital pas dëmtive që mori nga përplasja automobilistike.

"Krumë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën",- njoftonte dje policia.

Ora 15:35
Aksidenti me 2 të vdekur në Kukës, policia arreston shoferin 19-vjeçar

1757425265_aksidentinkrumgolaj.jpg

Policia e Kukësit ka arrestuar 19-vjeçarin që u përfshi në aksidentin rrugor me 2 të vdekur në aksin Krumë-Golaj.

19-vjeçari, pa patentë, drejtonte automjetin që u përplas me makinën tjetër ku udhëtonin dy viktimat Zef Ngjeçi 64 vjeç dhe shoferi N.S. 68 vjeç.

“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Krumë-Golaj”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, pasi nga përplasja e automjetit që ai drejtonte pa leje drejtimi me automjetin me drejtues N. S., 68 vjeç, banues në fshatin Vlahën, humbën jetën shtetasi N. S. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Z. N., 64 vjeç, banues në fshatin Nikoliq”, thuhet në njoftimin e policisë.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bbgddi: 09/09/2025 10:05

    Ç'lidhje ka Kukësi me Krumë-Golaj të zgjuar?! Është Has. Shkoni hapni gjeografinë e klasës VI.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Masakra me 2 viktima në Shkodër, sa të sigurt ndiheni?