KUKËS - Ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të marte Zef Ngjeçi, pasagjer në automjetin tip "Benz" me drejtues N.S., i cili po ashtu humbi jetën ditën e djeshme, pasi u aksidentuan në Golaj të Hasit, me një makinë të të njëjtit lloj, dhe me shofer N.L..
Aksidenti ndodhi rreth orës 19:50, ndërsa shoferi me inicialet N.S. u tranposrtua në spital pas dëmtive që mori nga përplasja automobilistike.
"Krumë/Informacion paraprak. Rreth orës 19:50, në aksin rrugor Krumë-Golaj, shtetasi N. L., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin N. S., dhe pasagjer shtetasin Z. N.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi N. S., si dhe kanë mbetur të lënduar drejtuesi tjetër i automjetit, shtetasi N. L., dhe pasagjeri shtetasi Z. N., të cilët po marrin ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën",- njoftonte dje policia.
Policia e Kukësit ka arrestuar 19-vjeçarin që u përfshi në aksidentin rrugor me 2 të vdekur në aksin Krumë-Golaj.
19-vjeçari, pa patentë, drejtonte automjetin që u përplas me makinën tjetër ku udhëtonin dy viktimat Zef Ngjeçi 64 vjeç dhe shoferi N.S. 68 vjeç.
“Në vijim të informacionit të dhënë dje, për aksidentin në aksin rrugor “Krumë-Golaj”, bëjmë me dije se specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin A. L., 19 vjeç, banues në fshatin Nikoliq, pasi nga përplasja e automjetit që ai drejtonte pa leje drejtimi me automjetin me drejtues N. S., 68 vjeç, banues në fshatin Vlahën, humbën jetën shtetasi N. S. dhe pasagjeri në automjetin e tij, shtetasi Z. N., 64 vjeç, banues në fshatin Nikoliq”, thuhet në njoftimin e policisë.
Komente

Ç'lidhje ka Kukësi me Krumë-Golaj të zgjuar?! Është Has. Shkoni hapni gjeografinë e klasës VI.
Përgjigju