Kronikë

Kukës/ Aksioni për lirimin e hapësirave publike, bizneset nisin të çmontojnë vullnetarisht strukturat

11 Gusht, 12:44| Përditesimi: 11 Gusht, 13:05

  • Share

Në Kukës, këtë të hënë ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike, ku bizneset kanë çmontuar vullnetarisht strukturat e vendosura në trotuare dhe hapësira të tjera të përbashkëta.

Sipas Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Kukës, të gjitha bizneset janë njoftuar paraprakisht për lirimin e hapësirave, ndërsa gjatë aksionit është hasur mirëkuptim nga ana e tyre. 

Drejtori i IMT-së, Armand Oruçi, u shpreh se procesi ka nisur pa kundërshtime, me biznese që kanë ndërhyrë vetë për çmontimin e konstruksioneve. 

“Kemi marrë masat e nevojshme për lirimin e hapësirave publike, kemi bërë njoftimet paraprake për lirimin e hapësirave në mënyrë vullnetare, është përmbushur afati 5 ditor. Pas përfundimit të këtij afati, kemi nisur sot aksionin. Falenderoj subjektet që deri më tani kanë bashkëpunuar me drejtorin e mbrojtjes së territorit dhe bashkinë. Iu bëj thirrje të gjithë të tjerëve që t’i lirojnë në mënyrë vullnetare.”, tha ai.

Fillimisht, ndërhyrjet po fokusohen në rrugët kryesore të qytetit, me synim heqjen e konstruksioneve metalike dhe lirimin e trotuareve për kalimin e qytetarëve. Më pas, sipas Drejtorit Oruçi, aksioni do të shtrihet edhe në lagjet e Kukësit, ku verifikimet paraprake kanë konstatuar rrethime dhe zënie pa kriter të hapësirave publike.

Ndërhyrjet në Kukës, janë pjesë e aksionit të gjerë për lirimin e hapësirave publike në gjitha bashkitë e vendit.

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e zgjidh emergjencën e zjarreve në Shqipëri blerja e avionëve zjarrfikës?