Foto Ilustruese

Kronikë

Zgjedhjet/ Dy kushërinjtë në kërkim për blerje votash në Kukës, dyshohet për PSD! Policia u kontrollon banesat

10 Maj, 21:09| Përditesimi: 10 Maj, 22:17

  • Share

Kukës-Dy kushërinj, Gazmend dhe Kalosh Peposhi nga Kukësi, janë shpallur në kërkim nga policia në kuadër të hetimeve për krimet zgjedhore.

Policia dhe SPAK dyshojnë se këta dy persona kanë kryer veprën penale të ‘Korrupsionit aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim. Policia sqaron se u ka kontrolluar banesat dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Po ashtu, SPAK dhe policia po punojnë për identifikimin e personave të tjerë, ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë lekë për blerje vote.

Edhe pse policia në njoftim nuk e specifikon subjektin politik për të cilin po bliheshin vota, Report TV mëson se bëhet fjalën për subjektin politik, PSD, të Tom Doshit.

Pak ditë më parë në hetim për blerje votash është vënë edhe Kryetari i PSD në Malësi të Madhe Ardian Hysa.

'Strukturat e posaçme për hetimin e krimeve zgjedhore në Drejtorinë Vendore të Policisë Kukës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka ushtruar kontrolle në banesat e shtetasve Gazmend Peposhi dhe Kalosh Peposhi në kuadër të hetimeve për veprën penale ”Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 328 e 25 te K.Penal. Policia e Kukësit ka shpallur në kërkim shtetasit G.P dhe K.P, dhe vijon puna intensive për kapjen e tyre.

Strukturat hetimore të DVP Kukës nën drejtimin e SPAK po punojnë intesivisht me qëllim identifikimin e shtetasve të tjerë ndaj të cilëve ka dyshime se janë dhënë vlera monetare për orientimin e votës së tyre ndaj një subjekti politik', njoftoi sot policia.

Pak ditë më parë në hetim për blerje votash është vënë edhe Kryetari i PSD në Malësi të Madhe Ardian Hysa.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju është dukur fushata zgjedhore?