Pika kufitare Morinë

Kronikë

Kukës / Arrestohet 22-vjeçari i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane, tentoi të hynte në Shqipëri! Në pranga edhe një 30-vjeçar për trafik droge

31 Maj, 15:04| Përditesimi: 31 Maj, 15:07

  • Share

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në bashkëpunim me Policinë e Kukësit, kanë arrestuar dy persona për veprimtari kriminale, njëri i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe tjetri për trafik droge.

Në hyrje për në kufirin shqiptar është ndaluar në pikën kufitare të Morinës 22-vjeçari Donis Plana, banues në Gjermani.

Gjatë verifikimeve të kryera në vijën e dytë të kontrollit, ka rezultuar se i riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane, për vepra penale të kryera në territorin e Gjermanisë.

Nga ana tjetër, është vënë në pranga edhe 30-vjeçari Valdrin Buja, banues në Prishtinë. Ai u kap në flagrancë për trafikim droge, ku ndaj tij tashmë rëndon akuza për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

 

H.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kë mbështesni në konfliktin mes Izraelit dhe Iranit?