Në fshatin Përbreg të Kukësit pritet të nisë ndërtimi i një landfilli për menaxhimin e mbetjeve urbane. Projekti ka hasur në kundërshtinë e banorëve, të cilët paralajmërojnë se nuk do të lejojnë zbatimin e tij, duke thënë se vendimi është marrë pa konsultim publik dhe se rrezikon mjedisin dhe jetesën e tyre.
Sipas banorëve, landfilli do të krijoje ndotje per tokat bujqësore, burimet e ujit dhe ajrin, duke ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e tyre. Ata shprehen të vendosur se do të ndjekin çdo rrugë ligjore për të ndalur projektin.
Më 28 gusht, gjatë prezantimit të Reformës për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2025–2030, ish-ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi se landfilli në Përbreg do të ndërtohet me financim të Bashkimit Europian dhe kap vlerën e 19 milionë eurove. Shqiperia do të ndahet në 10 zona menaxhimi, me qëllim ndërtimin e impianteve dhe landfilleve të reja që plotësojnë standardet e BE-së. Landfilli i Perbregut është parashikuar të shërbejë për tre bashki: Kukës, Has dhe Tropojë, dhe dë përfshijë grumbullimin, seleksionimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane. Deri tani nuk është publikuar ndonje studim per ndikimin e tij ne mjedis.
Komente

po si do te helmohet toka duke ricikluar plerat qe ju njerez prodhoni ? Aty duhet nje Enver qe tju sjelle trute ne vend se mereni akoma me saliun .Kur lexoj keto lajme me vjen turp te them qe jam shqiptare , njerez qylaxhin qe kane mbetur po turperojne Shqiperine , ju ka lene saliu mbrapa
PërgjigjuO idiot e per ku do ne europ protestojn qe mos ti ken afer??