Kukës - Dy shoferë të cilët i parkuan makinat në mënyrë të parregullt duke u bërë pengesë për lëvizjen e përdoruesve të rrugës dhe nuk iu bindën urdhrave të punonjësve të policisë për të paraqitur dokumentacionet e automjeteve, u vunë në hetim nga blutë e Kukësit.
Shoferët në hetim janë njëri nga Pobregu dhe tjetri rezident në Londër.
Njoftimi i policisë
Shërbimet e Policisë Rrugore të DVP Kukës, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Kukës, në vijim të kontrolleve për evidentimin e parkimeve të parregullta që pengojnë qarkullimin normal të mjeteve dhe të qytetarëve, në qytetin e Kukësit, konstatuan 2 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt, që ishin bërë pengesë për lëvizjen e përdoruesve të rrugës.
Gjatë veprimeve policore, drejtuesit e automjeteve, shtetasit A. H., 41 vjeç, banues në Pobreg, dhe Q. I., 47 vjeç, rezident në Londër, nuk iu janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të paraqitur dokumentacionin.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj tyre, për veprat penale “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës apelon ndaj drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe të shmangin çdo veprim që pengon lëvizjen e lirë të mjeteve dhe këmbësorëve. Parkimet e gabuara, veçanërisht në trotuare apo rrugëkalime, do të përballen me masa të menjëhershme penale dhe administrative.
Komente

Bravo gangoja i Kuksit! Vjen në Shqipri e hapesh bythësh se në Britani nuk ke byth ta bosh se e di mirë se çfarë gjobe mer mor Maloku i ndyrë që njerëz nuk boheni kurr.
Përgjigju