Kronikë

Kukës/ Bombola e gazit shkrumbon apartamentin në katin e pestë, shpëtojnë 3 familjarët! Po gatuanin, dëme të shumta materiale (VIDEO)

27 Janar, 12:02| Përditesimi: 27 Janar, 12:17

  • Share

Kukës- Një apartament në katin e pestë, në njërin prej pallateve në lagjen nr.2 të qytetit të Kukësit, u përfshi nga zjarri rreth orës 11:00 të kësaj të hëne (27 Janar).

Pavarësisht intensitetit, flakët e zjarrit për fat të mirë nuk u përhapen në banesat e tjera. Dyshimet e para tregojnë se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një bombol e gazit e ndezur për gatim, e cila nga shërbimet zjarrfikëse u gjet në ballkonin e apartamentit ku banonin tre persona, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre.

Për fat të mirë, familjarët nuk kanë pësuar djegie apo dëme të tjera në trup. Kjo e konfirmuar edhe nga ekipi i urgjencës së spitalit të Kukësit, që ishte në vendngjarje. 
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimi zjarrfikës i Bashkisë, policisë dhe shërbimeve të tjera. 

Pasi zjarrfikësit bënë shuarjen e flakëve u konstatua se ka dëme të mëdha materiale, siç shihet edhe nga pamjet që ka siguruar Report TV. Paralelisht po hetohet edhe për rrethanat dhe shkaqet e këtij zjarri.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?