Sociale
Top 24

Kukës/ Drejt rrënimit godina e ish-filialit të UT-së, qytetarët: Kishte gjallëri dikur, sot në gjendje të mjerueshme

30 Gusht 2018, 16:40| Përditesimi: 30 Gusht 2018, 16:50

  • Share

Objekti i ish-filialit  të Universitetit të Tiranës, në qytetin e Kukësit, që nga koha e mbylljes, katër vite më parë , është lënë në mëshirë të fatit, duke u kthyer në një vend  ku mbizotërojnë ferrat, mbeturinat, por edhe grafitet.

Pamjet që shihni, i përkasin ambienteve të jashtme të objektit, e cila për më shumë se 7 vite i shërbeu qindra studentëve, të cilët përfunduan arsimin e lartë, të nivelit Bachelor, të tre degëve: Infermieri, Gjuhë e Huaj dhe Administrim Biznes. 

E kisha si opsion, se Kukësi kishte më shumë gjallëri. Më shumë student, më shumë lëvizje më shumë punë. Ta shikosh tani në gjendje të mjerueshme. U organizuam me shoqërinë për ta pastruar se na ka ardhur keq për gjendjen ku ndodhet sot ky fakultet.

Shkëlqim Basha, ish student

Situata aktuale e objektit  është një këmbanë alarmi, se shumë shpejt ajo mund të degradohet , duke u kthyer në një objekt pa vlerë, për shkak të abandonimit që i kanë bërë institucionet e shtetit. Banorët e qytetit të Kukësit, por edhe Hasit, Tropojës dhe Pukës, të cilët studionin në këtë filial, ngritën zërin për rihapjen e tij, madje edhe Bashkitë dhe Këshilli i Qarkut, por ky vendim nuk u rishikua . 

Kjo ishte një gjë bashkëkohore për Kukësin, një e ardhme më e mirë. Sot, të gjithë pa Universitet, të gjithë kërkojmë të ikim të largohemi. Sillte ndryshim në përditshmëri.

Qytetar i Kukësit

Filiali i Universitetit të Tiranës në Kukës u çel në vitin 2007 me një numër të kufizuar studentësh. Vit pas viti, numri i tyre erdhi në rritje, ndërkohë që në vitin 2014, Ministria e Arsimit dhe Sportit vendosi mbylljen e tij.

/b.ha./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi fushata zgjedhore për 11 majin, si e parashikoni?