Kukës, dyfishohet çmimi i druve në treg të zi! Banorët: Nuk sigurojmë dot ngrohjen për dimër

23 Nëntor 2022, 17:29| Përditesimi: 23 Nëntor 2022, 17:46

  • Share

Ndonëse pak i vonuar dimri në Kukës ka trokitur, me borën e parë në male temperaturat kane rënë ndjeshëm.

Qytetarët po përballen me rritjet e çmimit të druve të zjarrit që shkon deri në 7 mijë lekë të reja për metër kub.

“Në të zezë shiten drutë. Unë nuk di nëse ka gjëkundi fushë drush në qytet. Po shtrenjtë janë çfarë të bëjmë, marrim na pak”, thanë banorët.

Ndërkohë prej dy vitesh në qytetin e Kukësit, nuk ka një pikë tregtimi të licencuar për shitjen e lëndës drusore. Edhe pse Bashkia e Kukësit ishte në pritje të firmave të licencuara për tregtimin e lëndës drusore asnjë prej tyre nuk aplikoi për të ofruar këtë shërbim.

Ndaj në qytetin verilindor drutë e zjarrit shiten vetëm në tregun e zi, të cilin askush nuk e kontrollon, ndaj çmimi nga 4 mijë lek që ishte vitin e kaluar ka shkuar në 7 mijë lek për metër kub.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?