Sociale

Kukës/ Fluks mjetesh dhe udhëtarësh në pikën e Vërmicës mes Shqipërisë e Kosovës, 2 orë pritje në radhë! Shkak kthimi i emigrantëve

30 Korrik, 14:14| Përditesimi: 30 Korrik, 14:31

  • Share

Kukës- Një fluks i pazakontë udhëtarësh është regjistruar gjatë orëve të fundit në pikën kufitare të Vërmicës, mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Kolona kilometrike automjetesh janë krijuar si pasojë e kthimit masiv të emigrantëve kosovarë nga vendet e Europës, drejt atdheut për pushimet verore.

Burime nga terreni bëjnë të ditur se pritjet në kufi zgjasin deri në dy orë, duke shkaktuar irritim dhe lodhje tek udhëtarët. Drejtuesit e mjeteve thonë se vonesat po u bëjnë udhëtimin tepër të mundimshëm, veçanërisht në këtë periudhë me temperatura të larta.

Autoritetet kufitare kosovare po kontrollojnë me imtësi dokumentacionin e qytetarëve që hyjnë me pasaporta dhe dokumente europiane, si dhe po kërkojnë pajisjen e automjeteve me "kartonin jeshil", dokument i domosdoshëm për qarkullimin në territorin e Kosovës të mjeteve të regjistruara jashtë saj.

Megjithëse lëvizja mes Shqipërisë dhe Kosovës është formalisht e lirë për shtetasit e të dy vendeve, ata janë gjithashtu të bllokuar në trafik, për shkak të volumit të madh të mjeteve dhe procedurave të zgjatura për të hyrë në Kosovë.

Emigrantët theksojnë se situata përsëritet çdo verë dhe kërkojnë nga autoritetet shtimin e sporteleve dhe përshpejtimin e procedurave, në mënyrë që të shmangen pritjet e gjata dhe stresi i udhëtarëve.

A.Q/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Prokuroria, GJL e Dhoma Avokatisë kundër Kodit Penal, a duhet ndryshuar drafti?